Rasmussen: Hetim të plotë të zgjedhjeve
01/04/2010 Presidenti i PES-së mbështet PS në kërkesën për hapjen e kutive të votimit
“Komisioni hetimor nga shqiptarë ose nga përfaqësues ndërkombëtarë të pavarur”
Partitë evropiane socialiste lëshojnë apelin e radhës për mazhorancën qeverisëse në Shqipëri, duke kërkuar hetim të plotë ndaj procesit zgjedhor zhvilluar më 28 qershor të vitit që shkoi. Madje, në këtë kuadër e majta evropiane nuk ka ngurruar të parashtrojë dhe alternativat e saj mbi mënyrën se si mund të zhvillohet një hetim i tillë. Ishte vetë presidenti i PES-së, Poul Nyrup Rasmussen, ai i cili deklaroi qartë pozicionin e këtyre partive pas takimit që zhvilloi me kryetarin e PS-së, Edi Rama dhe delegacionin që e shoqëroi atë në Konferencën e PES-së për Ballkanin, me temë “Shoqëritë progresiste në Ballkan”, në Sarajevë. “Më lejoni të shprehem qartë. Unë dua të mbështes Partinë Socialiste shqiptare në kërkesën e saj për të pasur transparencë dhe zbardhjen e plotë të zgjedhjeve të fundit. Kjo është arsyeja përse i kam thënë zotit Edi Rama se unë po u bashkohem përpjekjeve për të arritur transparencë të plotë, se edhe unë do të doja t’i shprehja dëshirën time për ngritjen e një komisioni hetimor, një komision hetimor të pavarur, i cili të negociohet dhe të pranohet edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë”, vlerësoi Rasmussen, gjatë fjalës së tij në një komunikim me mediat. Por ndërkohë, presidenti i PES-së parashtroi dhe disa alternativa në funksion të kryerjes së këtij hetimi. “Komisioni hetimor mund të përbëhet nga shqiptarë, por edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë të pavarur, çka do të garantonte se ky komision hetimor do të shqyrtonte çdo pikëpyetje, dyshim apo çështje të tjera mbi zgjedhjet e fundit. Transparencë e plotë, komision hetimor, le ta mbarojmë këtë punë”, vuri në dukje Rasmussen, lidhur me këtë çështje. Nga ana e saj, Partia Socialiste e ka të përcaktuar qartë tashmë strategjinë mbi të cilën do të përqendrojë aksionin e saj politik. Kështu, grupi kuvendor socialist do të jetë pjesëmarrës në Parlamentin shqiptar vetëm për të shfrytëzuar çdo hapësirë parlamentare për të çuar përpara transparencën e zgjedhjeve, e cila në gjykimin e socialistëve është mohuar në mënyrë jodemokratike, aspak kushtetuese, aspak procedurale. Njëkohësisht, sipas tyre mazhoranca aktuale nuk ka shfaqur, dhe vijon po në të njëjtën linjë, mungesë vullneti për transparencën e zgjedhjeve. Gjithashtu, veç pjesëmarrjes së kushtëzuar në Kuvend, socialistët kanë vendosur dhe nisjen e protestave në të gjithë vendin. Madje, në funksion të këtij aksioni politik, PS-ja vendosi organizimin më 30 prill të një proteste të madhe në Tiranë, e cila nuk do të ndalet deri në garantimin e hapjes së kutive të 28 qershorit.