Braçe: Kemi një mal me transaksione të Imamit me serbë e malazezë
Share
Pas përgjigjes së ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, se pas akuzave të opozitës ndaj tij qëndrojnë interesat e biznesit serb, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe. Ky i fundit ka thënë se ai dhe deputetët e tjerë socialistë kanë një mal me transaksione të Imamit me serbë dhe malazezë dhe shumë shpejt do tia përplasin ato fytyrës.
Arbeni Imami ka thënë sot: sulmi i opozitës ndaj meje bëhet në lidhje me interesat e bizneseve serbe.
Arben, unë dhe kolegët e mi deputetë kam një mal me transaksione të tuat me serbë e malazez (edhe këta në marrëdhënie me biznesin ushtarak serb).
Bëj durim dhe do ti kesh surratit!
E dyta, mire e ke Damir Fazlliçin? Ta mban ende dorën nga pas…. në kurriz me një fjalë?, shprehet deputeti socialist.
