Vrasja e Iriqit nga armiqte e Aldo Bares
Prokuroria e Lushnjes zbardh ekzekutimin e Gerti Lales anetarit te bandes se Aldo Bares qe njihej me nofken Iriqi. Burime nga organi i akuzes bejne te ditur se eshte ndaluar nje 20-vjecar si autor i dyshuar i ngjarjes. Ai eshte Orgest Bilbili 20 vjec i njohur nga policia si kontingjent krimi. Mendohet se vrasja e Iriqit eshte urdheruar nga kundershtaret e Aldo Bares kreut te burgosur te Bandes se Lushnjes.
Nje dite pas kercenimeve te Aldo Bares ne sallen e gjyqit te Gjykates se Krimeve te Renda organi i akuzes se Lushnjes ka dhene sinjalin se ne Lushnje elemente te bandave te tmerrshme te vitit 1997 vazhdojne te jene funksionale dhe kjo kuptohet nga konkluzionet e hetimit per vrasjen e njerit prej anetareve te Bandes se Aldo Bares ngjarje kjo e ndodhur me 8 korrik te ketij viti.
ArrestimiPrangosja e 20-vjecarit Bilbili eshte kryer ne oret e para te se enjtes nderkohe qe shoqerimi i tij per ne mjediset e komisariatit ishte kryer qe prej ores 1900 te mbremjes se te merkures. Ai ishte marre thjesht per tu ripyetur ne lidhje me ngjarjen pasi ishte shoqeruar edhe me pare ne polici.
Burimet zyrtare te Prokurorise se Lushnjes pohojne per gazeten Shqip se autori i dyshuar i vrasjes se Iriqit eshte Orgest Bilbili 20 vjec banor i lagjes 18 Tetori te qytetit te Lushnjes. Orgest Bilbili rezulton person me precedente penale pasi ka qene i denuar nje here me pare per plagosje me thike.
Nderkaq burimet e gazetes nga Prokuroria e Lushnjes pohojne se zbardhja e vrasjes se anetarit te bandes se Aldo Bares ka ardhur pas kater muajsh hetime. Qe nga koha e ngjarjes dhe deri nje dite me pare jane pyetur me shume se 40 persona nderkohe qe 10 prej tyre kane qene autore te dyshuar. Mes te shoqeruarve ne polici me qellim rimarrjen ne pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes se 8 korrikut ka qene edhe Orgest Bilbili.
Gjate marrjes ne pyetje per here te pare Bilbili ka hedhur poshte cdo pike kontakti dhe perplasje me ish-anetarin e bandes. Por prokuroria ka vijuar hetimet duke arritur nje nate me pare te perballe autorin e dyshuar me te afermit e viktimes. Nena dhe motra e ketij te fundit jane perballur me autoret e dyshuar qe kane qene te shumte ne numer. Mes tyre nena dhe motra e Iriqit kane identifikuar Orgest Bilbilin.
Plot gjashte ore ka zgjatur verifikimi perfundimtar qe konsistoi me perballjen ne shume pozicione te te afermve te viktimes dhe autorit tashme te vecuar nga shume te tjere qe dyshoheshin.
Grupi i hetimit ka ringritur edhe nje here skenen e krimit te 8 korrikut dhe nena ka rikujtuar silueten ne erresire te vrasesit te te birit te cilin ajo e pa nga shkallet e pallatit qe i zbriste me te shpejte teksa tentonte ti vinte ne ndihme. Menjehere atij i eshte komunikuar akuza e vrasjes me dashje te ndodhur ne bashkepunim dhe i jane vene prangat.
Hijet e bandaveSipas burimeve zyrtare te organit te akuzes se Lushnjes mesohet se per te arritur tek arrestimi i Bilbilit jane perdorur metodat e specializuara si pergjimet dhe mbajtja nen vezhgim e te dyshuarve. Grupi i hetimit nuk ben te ditur se cili ka qene motivi qe e ka shtyre autorin drejt ekzekutimit por thone se ekziston mundesia qe ai te kete marre urdher per nje gje te tille. Dyshohet qe ai te kete pasur bashkepunetore ne vrasje por do te jene hetimet e metejshme ato qe do te zbardhin bashkepunetoret e mundshem dhe motivet e vrasjes se 28-vjecarit.
Dyshohet se persona te tjere kane shtyre autorin drejt ekzekutimit te Gerti Lales. Dyshohet se jane kundershtaret e Bandes se Lushnjes ata qe kane urdheruar vrasjen. Megjithate gjithcka eshte duke u hetuar thone per gazeten nga grupi i hetimit.