Vrasja e Gerti Lales me thike dhe pistolete
Krimi
28-vjecari Gerti Lala i njohur si Iriqi u vra mbremjen e 8 korrikut teksa shkonte ne shtepi. I riu ra pre e nje atentati te kryer ne hyrjen e pallatit te tij. Ai eshte ndjekur deri ne momentin qe ka hyre ne pallatin ku banonte. Lala ka marre ne trup shtate goditje me thike si dhe tre plumba njerin prej te cileve pas koke. Qe ne fillim u dyshua se kane qene dy persona autoret e atentatit. Pas ngjarjes policia gjeti objekte te lena nga autoret si nje karikator nje dorashke si dhe dy gezhoja. Dyshohet se arma e perdorur ka qene me silenciator. 28-vjecari Gerti Lala eshte vellai i nenkryetares se Bashkise se Lushnjes. Ai ishte djale i vetem nderkohe qe babai i tij shofer kishte nderruar jete ne kohen kur djali ishte vetem 5 vjec.