E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të përdhunojë turkeshën 13-vjeçare, arrestohet

Tenton të përdhunojë një minorene turke, ndalohet 21-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20.30 të së martës në vendin e quajtur Ura e Zaranikës, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, rreth orës 23.30 të së martës, nga ana e seksionit të krimeve kundër personit pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, u bë arrestimi në flagrancë i 21-vjeçarit Bledar Sulaj, lindur e banues në lagjen "Skënderbej" Elbasan. Sipas burimit në fjalë, arrestimi i tij u bë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën, A. Ergyly, 13 vjeçe, banuese në lagjen "Skënderbej" Elbasan, me kombësi e shtetësi turke. Mësohet se e mitura është e bija e një specialisti turk, i cili punon prej shumë vitesh në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. Burimet policore bëjnë të ditur se 21-vjeçari ka ftuar për të pirë një kafe të miturën, me të cilin njihej prej kohësh, pasi ishin banorë të së njëjtës lagje. Ka qenë turkesha minorene ajo që ka treguar te prindërit e saj gjithçka që kishte ndodhur me 21-vjeçarin dhe më pas është bërë denoncimi në Policinë e Elbasanit. Policia nuk e ka pasur shumë të vështirë të identifikojë dhe të bëjë të mundur kapjen e 21-vjeçarit. Materialet për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale "marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura, e mbetur në tentativë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›