E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nga Al Jazeera, i bën thirrje vendeve arabe për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Në vazhdim të vizitës së tij në Doha, Kryeministri Berisha ka dhënë një intervistë në televizionin Al Jazeera, ku u bëri thirrje vendeve arabe për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Njohja e pavarësisë është me rëndësi fondamentale nga kombet arabe dhe vendet anëtare të konferencës islamike. Të gjitha këto vende mike në vitin 1994 votuan rezolutën e Kombeve të Bashkuara ku kërkohej zgjidhja e çështjes së Kosovës. Që atëherë janë kryer shfarosje kriminale nga serbët dhe Millosheviçi në Kosovë. Më shumë se një milionë persona u deportuan, u vranë dhe u zhdukën me mijëra të tjerë, u shpreh kryeministri Berisha i cili theksoi njohjen e deritanishme të Kosovës nga 55 vende. Me këtë kërkesë Berisha i bashkohet nismës së shqiptarëve të cilët i kanë dërguar kësaj konference një peticion për njohjen e shtetit më të ri në botë. Shefi i kabinetit të qeverisjes shqiptare, ka shtuar gjithashtu se ky akt është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon. "Njohja e pavarësisë është me rëndësi fondamentale nga kombet arabe dhe vendet anëtare të konferencës islamike",u shpreh Berisha. Shefi i qeverisë shqiptare ka shtuar gjithashtu, se Shqipëria si vend anëtar i Konferencës Islamike duhet të ketë një rol më të rëndësishëm brenda saj sidomos kur ka keqkuptime mes besimeve dhe rajoneve. Shqipëria përpiqet ta luajë rolin e saj brenda kornizës së kësaj Konference. Megjithëse një vend i vogël që i përket Evropës, Shqipëria, definitivisht, duhet të ketë një rol më të rëndësishëm brenda konferencës dhe veçanërisht në këto kohë, kur ka keqkuptime të mëdha mes besimeve, mes rajoneve dhe kështu me radhë. Ne jemi një vend me tre besime fetare, por me një tolerancë të shkëlqyer fetare. Të gjithë ne jetojmë në paqe dhe harmoni, theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›