Rama: Bashkimi në 15 Mars, për të mos harruar plagët e Gërdecit
Vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim dhe Rama, në Marqinet
Qendra e ndalesës së djeshme të kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, së bashku me vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim, ka qenë në fshatin Marqinet, vetëm pak metra larg kraterit të Gërdecit, i cili mori jetën e 26 vetëve dhe plagosi qindra të tjerë. Vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim, po përhapin në Tiranë dhe periferi të saj thirrjen për të gjithë qytetarët për tiu bashkuar manifestimit që do të zhvillohet në 15 Mars e që nis në Gërdec, pikërisht në orën e shpërthimit vrastar. Kryetari i PS, Rama teksa ka qenë në këtë fshat është përballur me dëshmi tronditëse të banorëve. Në një nga shtëpitë e këtij fshati, Rama ka dëgjuar dëshminë e kryefamiljarit të saj, i cili kishte gruan me djegie të rënda nga shpërthimi. Atij, nga shpërthimi i është rrafshuar e gjithë shtëpia. Kisha shtëpi 120 m2, të mobiluar me të gjitha. Tani ikën të gjitha, mbeta në zero. Spo kërkoj asgjë, por të mos vuaj për ilaçe dhe bukë të gojës, u shpreh banori i Gërdecit. Më pas, dëshmia e radhës ka vijuar me një tjetër banor që jeton në një shtëpi të dëmtuar dhe pas ka trokitur në çdo derë institucioni prej një viti nuk merr asnjë përgjigje. Kemi 1 vit që vuajmë cep e më cep, askush nuk na jep asnjë përgjigje. Vijnë këtu inxhinierët, e shohin dhe thonë kjo shtëpi është duke rënë. Jetojmë katër familje në këtë shtëpi me mure të çara, ndërtesa mund të bjerë nga çasti në çast, u shpreh banori tjetër. Duke iu drejtuar këtij banori, kreu Rama e pyeti sesa para ka marrë si dëmshpërblim, ndërsa banori në fjalë iu përgjigj se ka marrë 350 mijë lekë të vjetra. Mirëpo, kryetari i PS është përballur dhe me dëshmi të tilla që flasin hapur për diskriminim partiak për shkak të bindjeve. Banorët e Marqinetit kanë pohuar se kush ka qenë demokrat ka marrë dëmshpërblim, kush ka qenë socialist asgjë. Këtu është ndjerë si racizëm partiak, u shprehën banorët e fshatit Marqinet. Teksa ka hyrë në shtëpitë e fshatit Marqinet, Rama ka parë nga afër mure të shkatërruara dhe mjerim të këtyre banorëve, të cilët sot bënin apel për të mos i harruar. Vetë kryeopozitari, ka bërë thirrje që të gjithë të protestojnë ditën e përvjetorit të parë të kësaj tragjedie që tronditi gjithë Shqipërinë. Ne, në orën 12:20, në orën e shpërthimit vrastar të Gërdecit, do të bëjmë një ceremoni përkujtimore te vendi i tragjedisë. Të mblidhemi të gjithë, të kujtojmë ata që ikën dhe të mos harrojmë këto plagë që janë hapur, të cilat janë plagë në trup, në shpirt, në familje, të cilat do ti shërojmë bashkërisht, u shpreh Rama, duke iu drejtuar banorëve. Në këtë fshat Rama premtoi se me qeverisjen e dalë nga vota e 28 Qershorit do të shërohen plagët fizike e shpirtërore të krimit shtetëror të Gërdecit. Para dy ditësh u mblodh koalicioni opozitar, të cilit iu bashkuan Shoqata e ushtarakëve në lirim, Mehdi Pogaçe, Sindikata e Minatorëve, Fiqiri Xibri, Komiteti Kombëtar i Veteranëve, Rustem Peci e Idriz Shehi, Kryetar i Shoqatës Gërdeci, Gëzim Gjoni, Konfederata e Sindikatave, Kolë Nikolla, ku të gjithë së bashku deklaruan se në 15 Mars do të zhvillojnë një protestë madhështore në sheshin Nënë Tereza nën moton Mos Harro. Ky manifestim ka për synim kujtimin e 26 të vrarëve në tragjedinë e Gërdecit. Manifestimi qytetar do të zhvillohet pa flamuj partish, por me ngjyrat e flamurit kombëtar dhe flamurit evropian. Sipas koalicionit opozitar, Gërdeci nuk ishte thjesht një fatkeqësi. Ai është një krim shtetëror i vërtetuar dhe është vendi ku plas korrupsioni qeveritar, ku plasi trafiku qeveritar dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie. Ditën e 15 Marsit do të manifestojë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nën moton Berisha ik. I vetmi synim absolut i LSI, është që në këtë ditë të largojë qeverinë
Last Updated on Wednesday, 11 March 2009 14:20