E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nga Brukseli: “Heqja e vizave brenda 2010”

Autori i Lajmit: Redaksia

Kryeministri Berisha deklaron nga Brukseli, ku është duke marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane, se ka marrë garanci të plota për një vlerësim të ndershëm për të gjithë problemin e vizave për Shqipërinë. Edhe një herë numri një i qeverisë shqiptare ka garantuar qytetarët se vendimi për heqjen e vizave do të merret brenda vitit të parë të mandatit të tij të dytë, ndërsa e shikon këtë proces të ndarë nga Bosnja, duke kundërshtuar vendimin së bashku me këtë vend. "Në takimet jam përqendruar fund e krye tek problemi numër një i shqiptarëve, liberalizimi i vizave. Kam marrë garanci të plota për një vlerësim të ndershëm për të gjithë problemin e vizave për Shqipërinë", tha kryeministri Berisha në përgjigje të interesimit të mediave të pranishme në Bruksel. “Ju garantoj se çështja e vizave është në rrugë të mbarë. Kjo është e sigurt. Ky është një proces që bazohet në realizimin e të gjithë treguesve teknikë dhe kam shumë kënaqësi se tani që bëhen krahasimet, arrihet në dritën e diellit, arritjet e Shqipërisë janë shumë shprehëse, flasin vetë”, - theksoi kryeministri Berisha.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›