Bojkoti i opozitës miraton paktin për varrezat greke
Autori i Lajmit: Redaksia
Bojkoti i opozitës ka faktuar edhe njëherë rëndësinë në miratimin e ligjeve dhe marrëveshjeve nga ana e Kuvendit. Dje në Kuvend ka kaluar marrëveshja "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Shqipërisë". Kjo marrëveshje u miratua me shumicë të thjeshtë. Por nëse opozita do të ishte në Kuvend dhe qëndrimi i saj do të ishte kundër, atëherë kjo marrëveshje nuk do të kalonte. Pro miratimit në parim kanë votuar vetëm 66 nga deputetët e pranishëm ndërkohë që 4 ishin kundër dhe një abstenim. Nëse këtyre katër votave kundër do ti bashkoheshin edhe votat e deputetëve socialistë, atëherë kjo marrëveshje nuk do të ishte miratuar. Në këtë rast bojkoti i opozitës ka ndihmuar edhe mazhorancën që të miratoi këtë marrëveshje të zvarritur për dy vite më radhë.
Miratimi
Miratimi i kësaj marrëveshjeje në parim hap një tjetër debat jo pak të rëndësishëm, pasi janë disa qarqe që kundërshtojnë nismën e qeverisë. Marrëveshja për gjetjen dhe rivarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në territoret shqiptare gjatë Luftës Italo-greke, pjesë e Luftës së Dytë Botërore, u nënshkrua më 19 nëntor të vitit 2008 në Tiranë, si një kërkesë e vazhdueshme e qeverisë greke. Për hartimin e saj funksionoi për kohë relativisht të gjatë një komision i përbashkët i dy ministrive të Jashtme, të cilat siç bëhet e ditur në relacionin shoqërues të projektligjit e rinegociuan atë disa herë dhe për ta përmbyllur vetëm në nëntor të vitit 2008. Por pavarësisht se nënshkrimi i saj mes palëve është bërë që dy vjet më parë, vetë reagimi i opinionit publik detyroi qeverinë shqiptare që ta zvarrisë ratifikimin e saj në Kuvend deri dje.
Varrezat greke
Në bazë të kësaj marrëveshjeje për rivarrimin e ushtarëve grekë të rënë në periudhën 1940-1941 do të ngrihen dy varreza, njëra në Këlcyrë të Përmetit dhe tjetra në Gjirokastër. Ekzaminimet e eshtrave që do të vendosen do të bëhen nga një grup ekspertësh të ngarkuar posaçërisht për kryerjen e kësaj procedure. Në to do të jenë numër i barabartë anëtarësh nga të dyja palët dhe do të kenë në përbërjen e tyre ekspertë të Mjekësisë Ligjore, ushtarakë dhe historianë, që do të merren me administrimin e eshtrave por edhe të elementëve të tjerë që kanë lidhje me zbardhjen e fakteve historike. Skeletet që do të nxirren do të fotografohen dhe dosja do të mbahet në dy kopje e protokolluar nga të dyja palët. Një rol në këtë proces do të luajë edhe Kisha Ortodokse Shqiptare, e cila do të administrojë dy vendprehjet e reja të ushtarëve grekë, por vetëm në aspektin humanitar të tyre. Po sipas marrëveshjes, pala greke do të mbulojë shpenzimet për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin si dhe do të sigurojë pajisjet e nevojshme teknike dhe infrastrukturën logjistike. Miratimi i kësaj marrëveshjeje është kundërshtuar nga qarqe të caktuara shqiptare, të cilat kanë kërkuar që kjo marrëveshje duhet të shkonte paralelisht edhe me zgjidhjen e çështjes çame.
Idrizi kundër marrëveshjes: “Të plotësohen kërkesat çame”
Deputeti i PDU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi se votimi për varrezat greke duhet shtyrë derisa Greqia të plotësojë kërkesat minimale të çamëve, dhe për këtë vota e tij ka qenë kundër kësaj marrëveshjeje. “Duhet ti imponohet Greqisë pranimi i fajit si shkaktare e gjenocidit çam. Kërkoj njohjen e pronave çame, lejimin e vizitave të çamëve në tokat e tyre, si dhe ngritjen e obelisqeve që nderojnë varret e të parëve çamë. Pak para se kjo marrëveshje të kalonte për votim, Idrizi është shprehur se kjo duhej shtyrë, derisa Greqia të rishikojë çështjen çame. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PDU-së ka ngritur edhe disa pikëpyetje, të cilat çuan në vendimin e tij për të votuar kundër. “Pse ka kaq shumë varreza, autoritetet nuk kanë lejuar të diskutohet statusi i ushtarëve grekë, a ishte ajo një ushtri pushtuese? Histori tregon që ajo ishte ushtri pushtuese, kjo ushtri ka vepruar në vendin tonë sipas ligjit të luftës që është ende në fuqi. Nëse lejojmë grekët pse nuk lejojmë edhe pushtuesit e tjerë? Pse shteti shqiptar nuk ka ngritur kërkesë para Greqisë për varrezat, për të kujtuar historinë tragjike të çamëve? Po të paktën pse nuk lejohen një grup pleqsh që nuk po i tret dheu të shkojnë tek varret e të parëve të vënë një tufë lule? Të reflektohet për të parët tanë, që u vranë thjesht se ishin shqiptarë”, – u shpreh Idrizi.
Tahiri: “Grekët nuk kanë njohur gjenocidin ndaj çamëve”
Ndërkaq edhe deputeti tjetër i PDU, Dashamir Tahiri, deklaroi se marrëveshja me Greqinë për varrezat e ushtarëve grekë vjen në një moment aspak të përshtatshëm për shqiptarët. “Qeveria greke akoma nuk ka njohur gjenocidin ndaj popullsisë çame, nuk lejon këta njerëz të vizitojnë varret e përdhosur të të parëve, dhe të shohin tokën ku kanë lindur. Për ne është i patolerueshëm çdo lloj votimi për çdo çështje greke”, - theksoi Tahiri në foltoren e Kuvendit. Deputeti i PDU-së tha se çamët kërkojnë të vënë në vend dinjitetin e tyre, gjithmonë në mbështetje të politikës së mirë të fqinjësisë, por, siç tha ai, gjithmonë në respekt reciprok.
Ky lajm është publikuar: 26/03/2010