E Diel, 1 Nëntor 2026

Fule: “Vendet e Ballkanit të zgjidhin problemin me kufijtë”

Autori i Lajmit: Redaksia

Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim ka kritikuar në mënyrë indirekte vendet e Ballkanit duke u kërkuar rregullimin e marrëdhënieve bilaterale dhe të rregullojnë çështjet e kufijve. Sipas Fules, problemi i kufijve në Ballkan është një pengesë për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian. Stefan Fule, gjatë një interviste për një të përjavshme serbe, deklaron se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet dhe demarkacioni i kufijve është një nga këto çështje. Në një intervistë për "Danas", Fule deklaroi se çështja e demarkacionit të kufirit është pjesë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe se zgjidhja e saj varet vetëm nga këto vende, pasi kufijtë e papërcaktuar mund të jenë një nga pengesat më të mëdha në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Fule theksoi se Komisioni Evropian nuk është kompetent kur bëhet fjalë për përcaktimin e kufijve.
Deklarta
”Këto janë çështje bilaterale dhe këto duhet të zgjidhen mes palëve të interesuara. Kjo është shumë e saktë në rastin e Ballkanit Perëndimor, rajon që doli nga luftërat shkatërruese që lanë shumë probleme të pazgjidhura dhe shumë punë të papërfunduara në të cilat është e nevojshme të punohet”, - shtoi ai. Fule tha edhe se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë përbërëse e vlerave demokratike evropiane. “Është e natyrshme të pritet që vendet që dëshirojnë të inkuadrohen drejt BE-së ti përvetësojnë këto vlera”, - theksoi komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule. I pyetur konkretisht, nëse Serbisë do ti duhet të definojë kufirin me Kosovën, Fule tha se është e rëndësishme për çdo vend që synon integrimin në BE që të zgjidhë problemet bilaterale, paralelisht me përgatitjet për integrimet evropiane. Kjo nuk vlen vetëm për Serbinë”.
Integrimi
Sipas Fules, marrëdhëniet bilaterale mes vendeve dhe çështja e kufijve janë dy çështje që ndikojnë drejtpërsëdrejti në integrimin në BE. Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, tha se çdo shtet që synon integrimin në Bashkimin Evropian, paralelisht me përgatitjet për integrim duhet të zgjidhë edhe problemet bilaterale me vendet e tjera. “”Kufijtë e papërcaktuar” mund të jenë një nga pengesat më të mëdha në rrugën e një shteti drejt Bashkimit Evropian”, - deklaroi Fule. Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian tha se demarkacioni i kufijve është pjesë e raporteve të mira fqinjësore dhe i bashkëpunimit rajonal, sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për shkak të së kaluarës së hidhur. Kjo çështje, sipas komisionerit Fule, duhet të zgjidhet në raportet ndërmjet vendeve të rajonit dhe Brukseli nuk do të përzihet. “Komisioni Evropian nuk është përgjegjës për definimin e kufijve. Këto janë probleme bilaterale dhe ato duhet të zgjidhen ndërmjet palëve të interesuara. Kjo vlen sidomos për Ballkanin Perëndimor, si rajon i cili ka dalë nga luftërat shkatërruese të cilat kanë lënë shumë probleme të pazgjidhura dhe punë të papërfunduara me të cilat duhet të merren palët përkatëse”,- tha Fule, për gazetën “Danas” të Beogradit.

Ky lajm është publikuar: 26/03/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›