Berisha ngushëllon Donald Tusk për viktimat në Poloni
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk për humbjen e jetëve të 21 qytetarëve polakë në ngjarjen tragjike, të ndodhur në një hotel social në Kamien. Më lejoni që në këtë moment dhimbjeje të ndaj me Ju hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore dhe t' ju shpreh, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, por dhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet dhe ndjenjat më të sinqerta të solidaritetit njerëzor, për këtë humbje për familjet e viktimave dhe për qeverinë e kombin tuaj, nënvizohet në mesazhin e ngushëllimit.
Ndër të tjera në këtë mesazh, theksohet se në këtë moment të vështirë, të gjithë shqiptarët ndajnë me familjet e viktimave dhe me popullin mik të Polonisë dhimbjen për këtë humbje të rëndë dhe luten që shpirtrat e tyre të gjejnë paqen e amshuar. Shfrytëzoj rastin t' ju ripohoj, i nderuar zoti kryeministër, sigurimet e konsideratës sime më të lart, përfundon mesazhi ngushëllues për viktimat në një hotel në Kamien, të Polonisë.