E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo në Berat: Dalja nga errësira, një nga premtimet e mbajtura

Energjia elektrike ishte në fokus të bisedës që zv/kryeministri Genc Pollo zhvilloi me banorë të komunës Kutalli të Beratit. Në takimin me ta Pollo u shpreh se dalja e vendit nga errësira ishte një nga premtimet që maxhoranca e djathtë e bëri realitet. Sipas tij kjo është një dëshmi e vullnetit që qeveria Berisha tregoi në katër vitet e mandatit të saj të parë. Ndryshimi nuk është ndalur me kaq, por është konkretizuar me ndërtimin e shumë veprave energjetike. Këto arritje, është shprehur zv/kryeministri, nuk i shikon opozita dhe kryetari saj Edi Rama, ka theksuar Pollo i cili u bëri thirrje banorëve të këtyre zonave të aplikojnë për marrjen e letërnjoftimeve të reja elektronike, në mënyrë që të kontribuojnë kështu në fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›