E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Rama të paguajë kartat e identitetit me lejen e ndërtimit të Delijorgjit

Nënkryetari i Parlamentit, Neritan Ceka e ka cilësuar largimin e opozitës, si planifikimin e territorit që sipas tij, është i pajustifikueshëm. Përsa i përket kartave falas, propozimit të opozitës, Ceka u shpreh se le ti paguajë PS, e cila sot sipas tij, është partia më e pasur në Shqipëri. Sipas Cekës, Rama vetëm me një leje ndërtimi do ti paguante të gjitha kartat e Tiranës. 40 leje ndërtimi vetëm Delijorgjit, keqardhjen mos ta tregojë mbi paratë e taksapaguesve shqiptarë. Pas fasadave të lyera me bojë 20 metra pas tyre fillon xhungla urbane, nuk ka vende ku të parkohet, ku të lozin fëmijët, u shpreh Ceka.  Ai i kërkoi opozitës ta mbyllë historinë e kartave të identiteti dhe të kthehen tek identiteti i tyre. Duke iu drejtuar opozitës, Ceka tha se humbja në 28 qershor, nuk mund të jetë argument për pajisjen e shtetasve me karta identiteti për të damkosur të ardhmen e zgjedhjeve në Shqipëri. Sipas tij, qytetarët i janë drejtuar zyrave dhe nuk ka asgjë për të vënë alarmin.  PS e dinte mirë këtë çështje që karta do prodhohen në një kohë të caktuar dhe nuk ka pse të ngrinte alarme, tha Ceka, duke shtuar se qeveria ka marrë disa masa tepër sociale, pajisja e shtresave në nevojë, studentëve, paraplegjikëve, masa që i kalojnë edhe kufijtë e sociales. Ndërsa, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka quajtur bojkotin e opozitës alibi për të frenuar zgjedhjet, të djathtët veprimin e socialistëve. "Ja politika e re, politike qe ike, qe ka frike nga zgjedhjet", tha Topalli. Ndërkohë, që sot kemi një moment të rëndësishëm, kur do të dëgjojmë raportin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe parlamenti do të flasë për krizën ekonomike, opozita, që paraqitet e 'merakosur', largohet nga salla", u shpreh Kryetarja e Kuvendit, pak çaste para paraqitjes në Kuvend të raportit vjetor të Bankës Qendrore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›