Ristani: Vërejtjet e ODIHR për KQZ-në, keqkuptime
Autori i Lajmit: red.
Vërejtjet e vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR të bëra në raportin e katërt të ndërmjetëm të tyre për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë keqkuptime. Kështu i ka konsideruar kreu i KQZ-së, Arben Ristani sipas të cilave ky Komision nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e disa problemeve në Vendet e Numërimit të Votave. Në një intervistë për Zërin e Amerikës”, ai ka pohuar se e ka diskutuar këtë gjë dhe me kreun e ODHIR, Odri Glover.
Zoti Ristani sa vendime janë akimuar në Kolegjin Zgjedhor?
Situata ankimore për këto zgjedhje ka pasur shumë më pak se zgjedhjet e tjera. Vetëm për vendimmarrjen lidhur me 5 qarqe, Tiranë, Shkodër, Durrës, Fier, dhe Berat ka pasur ankim në Kolegjin Zgjedhor dhe ankimet janë duke u shqyrtuar ndërkohë.
Teorikisht pas vendimeve të Kolegjit ekziston mundësia e ankesave të tjera në KQZ? Dhe kur do të dalin rezultatet përfundimtare?
Pas vendimmarrjes së Kolegjit nuk ka më shqyrtim administrativ në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. KQZ e ka mbyllur tashmë fazën e tij të punës. Kundër vendimeve tona partitë politike janë ankuar në Kolegj dhe pasi të ketë një vendim nga ai shpresoj që procesi të mbyllet. Si afat kohor do mendoja nga fundi i këtij muaji.
Raporti i ODIHR bën vërejtje ndaj KQZ-së dhe përplasjeve të anëtarëve. Po ashtu ka kritika më të ashpra nga PS sipas së cilës KQZ është kthyer në pengun e Berishës. Si i komentoni këto deklarata?
Raporte të OSBE-ODHIR, deri tani kanë dalë 4 raporte paraprake, dhe presim raportin përfundimtar. Në këto raporte ka pasur vlerësime shumë të mira të KQZ-së për sa i përket transparencës dhe gjithpërfshirjes. Janë terma të përdorur në raport. Ndërkohë që në raportin e fundit ka pasur një fjali në të cilën thuhej se Komisioni vendosi mos ndërhynte disa herë në Vendet e Numërimit të Votave por unë mendoj se, unë e kam diskutuar vetë dhe me zonjën Glover, do ketë pasur ndonjë keqkuptim nga ana e tyre sepse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kompetenca direkte për të ndërhyrë në VNV-të pasi këto menaxhohen nga komisionet e niveleve të dyta. Për sa i përket vërejtjeve të opozitës, unë mendoj se për shkak të kësaj situatë ku diferenca mes dy kampeve politike ka qenë shumë e ngushtë dhe për pasojë lufta mes tyre ka qenë e fortë, dhe kjo luftë e tyre është reflektuar në KQZ por jo se ata kanë diçka reale me komisionit.
Ky lajm është publikuar: 20/07/2009