Berisha nis prezantimin e kandidatëve

03/04/2005 Kreu i PD-së do të nisë sot takimet e raundit të dytë të fushatës paraelektorale
Eris Hoxha konkurron përballë Fatmir Xhafës, Mehmet Hoxha vendoset në Devoll
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të udhëtojë nesër drejt Pogradecit dhe Devollit, ku do të prezantojë dy kandidatët për deputetë të këtyrë zonave. Njëri është anëtari i Komitetit të Orientimit të Politikave, Eris Hoxha, që pritet të kandidojë përballë socialistit Fatmir Xhafa, në Pogradec, ndërsa për Devollin është vendosur kandidatura e mjekut Mehmet Hoxha, i cili, pas sygjerimeve të ndryshme nga qendra, duket se ka marrë dhe miratimin e kryetarit të PD-së. Ndërkohë që takime të tilla do të vijojnë edhe në qytete të tjera, sipas një axhende të vendosur nga kryetari i PD-së, e cila bëhet e ditur vetëm një apo dy ditë përpara nisjes së tij nëpër rrethe.
Prezantimet
Ndërkohë, dje është prezantuar në aktivin e nëndegës numër 33 të PD-së Tiranë, Ylli Pango. Në prezantimin e tij ka marrë pjesë vetë kryetari i PD-së, Berisha, i cili së bashku me udhëzimet përkatëse, që u ka dhënë anëtarëve të partisë në këtë zonë elektorale, u ka kujtuar atyre edhe rëndësinë që ka fitorja e opozitës në zgjedhjet e ardhshme elektorale. Pango, që është anëtar i Komitetit të Orientimit të Politikave, do të ketë në përballjen elektorale të verës socialistin Anastas Angjeli, fitues në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Ndërkohë, dy kandidaturat, që do të prezantohen sot nga kryetari i PD-së në Bilisht dhe Pogradec priten të kenë përballë tyre në fushatë elektorale socialistët Agim Isaku dhe Fatmir Xhafa, aktualisht ministër i Drejtësisë. Turi i Berishës do të vijojë dhe në rrethe të tjera të vendit, ku takimet me bazën do t’i shfrytëzojë dhe për prezantimin e kandidatëve që do të garojnë. Pas mbylljes së turit elektoral “Ditët e Shpresës”, ky është fillimi i një tjetër turi elektoral, që i paraprin fillimit të punimeve të Kuvendit, por edhe fushatës elektorale.
Lëvizjet
Por duket se qëllimi i takimeve nuk është thjesht prezantimi i kandidatëve për deputetë në këto zona, por edhe testimi i bazës nga ana e vetë kreut të PD-së, Berisha. Gjatë këtij turi, lideri demokrat do të marrë informacion dhe mbi gjendjen e strukturave, si dhe organizimin e tyre në rrethe. Gjithsesi, deri në zhvillimin e punimeve të Kuvendit, priten dhe zhvendosje të kandidaturave në shumë zona të vendit. Jo rastësisht, lideri Berisha e ka filluar turin e tij të prezantimeve nga juglindja e vendit, ku dihet që problemet me bazën janë edhe më të mëdha. Lëvizja e kandidaturave do të varet dhe nga zhvillimet e bisedimeve me partitë aleate, si dhe nga kërkesat e tyre për zonat e lira. Burime në PD shprehen se asnjë nga kandidatët nuk është i sigurt për zonën e tij, deri në momentin që nuk është prezantuar në bazë nga vetë kryetari i partisë. Gjithsesi, burime në PD shprehen se Berisha po përshpejton procesin e negociatave me PDR-në, me synimin që ato të përfundojnë brenda javës së parë të muajit prill.