Në Shqipëri regjitrohen 83 parti politike

03/04/2005 Shteti vijon shpenzimet për forcat politike, që nuk kanë fituar asnjë zonë elektorale
Partitë që nuk marrin më shumë se 2.5 për qind të votave kthejnë paratë
Në Shqipëri janë të regjistruara zyrtarisht 83 parti politike, që do të synojnë të fusin në Kuvend përfaqësuesit e tyre. Megjithëse rezultojnë se shumica e tyre janë krijuar si forca politike në vitin 1991, ato nuk kanë arritur të fitojnë asnjë deputet, kryetar bashkie apo dhe komuna. Ndërsa në Kuvendin shqiptar rezultojnë se vetëm 16 parti kanë arritur që të fitojnë mandatin e deputetëve. Madje, disa prej tyre janë parti që janë krijuar nga ndarja e deputetëve prej partive mëmë, duke krijuar forca të tjera politike. Ndërsa në votimet e fundit për pushtetin vendor vetëm 6 parti politike kanë arritur që të marrin mbi 2.5 për qind të votave të të gjithë zgjedhësve, duke sjellë dhe legjitimitetin e fondeve që kanë marrë prej buxhetit të shtetit.
Kandidimi
Në zgjedhjet për pushtetin vendor, në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar vetëm 49 parti politike, të cilat kanë marrë financimet përkatëse. Sipas ligjit, vetëm partitë që arrijnë të marrin më shumë se 2.5 për qind të votave kanë të drejtë që të mbajnë financimet e marra nga shteti. Kurse partitë e tjera janë të detyruara që t'i kthejnë. Por, një veprim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri. Burimet në KQZ, thonë se borxh i këtyre partive nuk është vetëm i zgjedhjeve të vitit 2003, por që prej viteve 1992 deri në zgjedhjet e fundit. Duket se e njëjta situatë do të jetë dhe në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, pasi kodi zgjedhor nuk i ndalon partitë që nuk kanë kthyer fondet të mos kandidojmë. Megjithatë, taksapaguesit shqiptarë janë të detyruar që të paguajnë dhe për partitë e reja, të cilat krijohen. Kështu, me regjistrimin si parti politike në gjykatë, qeveria është e detyruar që t'u sigurojë një fond prej 100 mijë lekësh. Ndërsa subvencionet dhe lehtësirat e tjera janë të detyrueshme. Gjithashtu, shteti duhet t'u sigurojë zyra partive të reja dhe që kanë përfaqësues në Kuvend.
Kodi Zgjedhor
Në ndryshimet e bëra së fundi në kodin elektoral të Shqipërisë, të drejtën për të marrë financime nga buxheti i shtetit, në fushatën elektorale do ta kenë partitë politike, të cilat do të konkurrojnë në më shumë se 40 zona zgjedhore. Duket se kjo do të ulë ndjeshëm prezencën e partive fiktive në votime. Ndaj, pritet që nga 83 forcat e regjistruara në Kuvend, vetëm gjysma e tyre të kërkojë votat nga elektorati. Së fundi do të jenë LSI dhe PDS që do të kërkojë votën e elektoratit të tyre, si forca të reja politike. Ndërsa sërish rruga për të rikthyer fondet e marra prej Buxhetit të Shtetit, prej partive që nuk kanë arritur të marrin mbi 2.5 për qind të votave, do të mbeten të mbyllura.
1 Partia Demokratike 19.12.1990
2 Partia Balli Kombëtar 04.10.1991
3 Partia Demokristiane e Shqipërisë 10.10.1991
4 Partia Socialiste e Shqipërisë 15.08.1991
5 Partia e Indipendentëve (Centriste) 27.08.1991
6 Partia e Përparimit Kombëtar të Shqipërisë 26.09.1991
7 Partia e Blertë Shqiptare 02.10.1991
8 Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë
9 Partia Republikane Shqiptare 10.01.1991
10 Partia Nacional Demokrate Shqiptare 14.08.1991
11 Partia Universale Shqiptare 16.08.1991
12 Partia e Unitetit Kombëtar 15.03.1991
13 Partia Socialdemokrate e Shqipërise 22.04.1994
14 Partia Agrare Ambientaliste
15 Partia Liberale Shqiptare 01.10.1991
16 Partia Ekologjike 07.01.1991
17 Partia Lidhja Popullore Shqiptare 31.08.1991
18 Partia Socialreformiste e Shqipërisë 02.05.1992
19 Aleanca Demokratike Shqiptare 03.11.1992
20 Partia Nacionaliste Shqiptare 12.01.1993
21 Partia Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut 24.02.1992
22 Socialpunëtore e Shqipërisë 04.03.1992
23 Lëvizja e Legalitetit 20.02.1992
24 Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare 04.03.1992
25 Bashkimi Republikan Shqiptar 20.03.1992
26 Alternativa Republikane 15.01.1993
27 Bashkimi Demokrat Shqiptar 03.04.1992
28 E Djathtë Demokratike e Shqipërisë 01.06.1994
29 Drejtësia Shoqërore 14.07.1994
30 Bashkimi Social Demokrat i Shqipërisë 24.01.1995
31 Progresi Demokratik 03.05.1995
32 Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare 11.09.1995
33 Konservatore 21.09.1995
34 Bashkimi Demokristian Shqiptar 11.09.1995
35 Bashkësia Kombëtare Shqiptare 29.05.1996
36 E Re Socialiste e Shqipërisë 01.04.1996
37 Triumfi i Legalitetit 08.03.1996
38 Ideali Demokratik Shqiptar 08.03.1996
39 Rimëkëmbja Kombëtare 28.02.1996
40 Centriste Mirëqenies Popullore Shqiptare
41 Pajtimi Kombëtar 24.12.1997
42 Lëvizja për Demokraci 23.04.1997
43 Lidhja Fshatare Shqiptare 06.02.1997
44 Lidhja Kombëtare Shqiptare 02.06.1997
45 Biznesi Shqiptar 13.07.1998
46 Emigracioni Shqiptar 16.07.1998
47 Komuniste Shqiptare e Rindërtuar 10.08.1998
48 E Re e Punës e Shqipërisë 17.08.1998
49 Qytetare Shqiptare 11.09.1998
50 Balli Kombëtar Demokrat 25.09.1998
51 Alternativa Liberale e Shqipërisë 07.10.1998
52 Ideali Komunist 31.12.1998
53 Komuniste e Shqipërisë
54 Lëvizja Socialiste për Integrim
55 Partia Demokracia Sociale
56 Partia të Drejtave e Lirive të Njeriut
57 Partia Mirëqenia Sociale
58 Partia Demokrate e Reformuar
59 Partia Demokrate e Rinovuar
60 Rruga e Lirisë