PBDNJ pa kandidaturë përballë Nanos
03/04/2005 Dje pasdite në qytetin e Sarandës drejtuesit e partisë kanë shpallur kandidaturat për jugun e vendit, të cilat do të garojnë në zgjedhjet elektorale të këtij viti. Pas procedurave të votimit, fitues u shpallën, për zonën 98, kandidat u zgjodh Spiro Peçi, për zonën 100 Thoma Miço, zv/ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, për zonën që përfshihet qyteti i Përmetit, biznesmeni Jorgo Luleme, në Dropull, Spiro Ksera. Enigmë ngelet zona 99, ku nuk është bërë publike kandidatura që do të vendoset përballë Kryeministrit Fatos Nano. Për këtë mësohet se do të jetë kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, që do të zgjedhë kandidaturat e kërkuara. Bie në sy gara e fortë që u zhvillua për kandidatët e zonës 100 të kësaj partie, ku kandiduan 5 anëtarë të PBDNJ-ishit, mes tyre dhe emri i njohur i kandidimit në zonat jugore të vendit, Kostandina Bezhani. Mësohet se Bezhani ka humbur përkrahjen e kësaj force politike, pasi disa herë ka kandiduar e pavarur në zonat e lartëpërmendura. PBDNJ ka deklaruar se do të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare, ndërsa nuk janë përjashtuar aleancat me Partinë Demokratike, pas votimeve në rast se kjo e fundit do të fitojë zgjedhjet parlamentare.
V. Avdia
V. Avdia