Dritan Prifti jep dorëheqjen nga kryesimi i LSI Tiranë
03/04/2005 Nuk është e moralshme që një kryetar partie të mos konkurrojë në zonën që drejton
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti, nuk do të jetë më kryetari i kësaj partie për Tiranën, pasi nuk do të jetë kandidat për deputet në kryeqytet, por do të jetë në Fier. Sipas tij, do të ishte në dëm të partisë, nëse kryetari i kësaj dege të mos jetë kandidat për deputet në kryeqytet. Në këtë kontekst, gjatë një pronocimi për media, Prifti ka sulmuar përfaqësuesit më të lartë të Partisë Socialiste, lidhur me ndryshimet e zonave të kandidimit. "Sot jam deputet i një zone rurale në Fier dhe të them të drejtën e quaj të moralshme që duhet të rikandidoj në atë zonë ku jam zgjedhur 4 vjet më parë. Rreth 30 për qind e deputetëve aktualë të PS tashmë janë duke u përpjekur të ndryshojnë zonat, duke filluar që nga zoti Nano, që braktisi zonën e tij elektorale, për të shkuar në një zonë tjetër, për të shkuar te zoti Ruçi, nga Et'hem Ruka, Blendi Klosi, Petro Koçi e Namik Dokle, figura të cilët janë pothuajse të pavlerë në zonat e tyre elektorale shpresojnë që do të rrisin vlerat, duke shkuar të mashtrojnë banorë të një zonë tjetër elektorale". Për Priftin, deputetët aktualë duhet të rikandidojnë në zonat e tyre tradicionale, pasi vetëm kështu do të marrin vlerësimin real të elektoratit. "E quaj shumë normale që deputetët aktualë të rikandidojnë në zonat e tyre, sepse aty i njohin njerëzit me të mirat dhe me të këqijat e tyre. Aty i njohin njerëzit si kanë punuar gjatë një, dy apo tre mandatesh si deputetë", tha Prifti. Ndërkohë, përfaqësuesit e Partisë Socialiste asnjëherë nuk kanë dhënë shpjegime konkrete lidhur me ndryshimen e zonave të kandidimit.