E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nis tur inaugurimesh, hesht për grevën e urisë



Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi nga Talja e Lezhës se do të nisë një tur inaugurimesh për rrugët e reja. Berisha tha se çdo javë do të inaugurohet një rrugë e re, veçanërisht në zonën e bregdetit. Në fjalën e tij para banorëve, kreu i Qeverisë nuk foli për situatën politike, veçanërisht për grevën e urisë. Ai e vizitoi këtë zonë të premten pasdite, ndërkohë që asnjë përfaqësues nga maxhoranca nuk ka folur për grevën që mbahet para Kryeministrisë. “Ata, të cilët kanë qenë skeptikë dhe gjysmëmosbesues ndaj këtij projekti të madh, i ftoj të ndjekin Sali Berishën, se çdo javë nga një rrugë do të inaugurojmë”, tha Berisha. Kreu i Qeverisë u shpreh më tej se “ky vit është një vit i madh për ne. Këtë vit ne do të fitojmë të drejtën që të lëvizim të lirë në mbarë Evropën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›