E Diel, 1 Nëntor 2026

Mëhilli: Rama të bëjë transparencën e grevës



Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, i kërkoi dje kreut të opozitës të bëjë transparencën e shëndetit të njerëzve që ndodhen në grevën e urisë. “Partia Demokratike i kërkon zotit Rama të bëjë transparencë urgjente, të lejojë ekipet zyrtare shëndetësore të kontrollojnë shëndetin e grevistëve, të mos ketë frikë nga transparenca e gjendjes shëndetësore të tyre, sikundër paralajmëron se për çdo cenim të shëndetit të grevistëve, përgjegjësia ligjore do të jetë e tij në radhë të parë, por edhe e atyre militantëve mjekë, që nuk lejojnë as kamerat të filmojnë të sëmurët, të cilët ata deklarojnë se i kanë nën mjekim”, tha Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›