Kriza si bashkudhëtare e procesit të integrimit evropian
Mirlinda Rusi *
Gjatë 20 viteve të fundit shoqëria Shqiptare ka kaluar dy transformime të rëndësishme, të cilat janë shoqëruar me lëkundje të thella të bazave të saj ekonomike, sociale institucionale dhe politike. Transformimi i parë ndodhi në periudhën 1991-1992, kur gjatë procesit të shembjes së regjimit të vjetër komunist, shoqëria shqiptare iu bashkua vendeve të tjera të ish-bllokut komunist, për të ndërmarrë edhe ajo transformime të thella politike dhe institucionale, të shoqëruara këto me një reformë të gjerë ekonomike, për të bërë të mundur që iniciativa private të zëvendësonte në mënyrë të plotë sistemin e dështuar të planifikimit socialist, duke e zëvendësuar atë me mekanizmat e tregut të lirë. Ky transformim, si në të gjitha vendet e tjera në tranzicion, u shoqërua me një rënie të madhe të prodhimit, kryesisht atij në sektorin industrial, e shoqëruar kjo me një papunësi të lartë dhe çmime të reja shumë herë më të larta, të cilat reflektonin një strukturë të re prodhimi dhe konsumi. E veçanta për Shqipërinë në këtë periudhë ishte se iniciative e lirë private tejkaloi çdo parashikim, duke u bërë pararendëse e ndryshimeve të thella që po pësonte shoqëria shqiptare. Fatkeqësisht ky shpërthim i iniciativës private nuk gjeti mbështetjen e duhur institucionale për të mundësuar funksionimin e një tregu të lirë dhe formal. Duke i shtuar këtu edhe mungesën e kulturës demokratike, e mishëruar kjo kryesisht tek Partia e pareformuar Socialiste, Shqipëria do të përvijonte “shokun” e dytë të radhës, që u nxit nga shembja e skemave piramidale në fund të vitit ‘96 dhe fillim të ‘97, duke i dhëne një goditje pothuajse fatale gjithë sistemit demokratik dhe shtetit ligjor.
Për tejkalimin e krizës së vitit 1997, nga pikëpamja ekonomike do të duheshin së paku 2 vjet, ndërsa për normalizimin e jetës politike, padyshim që do të duhej edhe më shumë kohë. Të gjithë jemi dëshmitarë të minikrizave politike, që bashkëshoqëruan të gjitha proceset zgjedhore në fillim të viteve 2000, duke krijuar precedentë të njëpasnjëshëm si “dushku” i vogël (2001) apo “dushku” i madh (2005). Këtu nuk bëhet fjalë për aktoren e madhe amerikane Eliza Dushku, por përdorimin makiavelist të një mundësie ligjore që i jepej nga Kodi Zgjedhor për të përfituar më shumë vende në Parlament për dy legjislatura të njëpasnjëshme. Aktualisht shoqëria shqiptare ndodhet përpara zhvillimeve të reja dhe mjaft të rëndësishme, që lidhen me integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Siç po e shikojnë dhe e ndjejnë një pjesë e mirë e publikut, Shqipëria po “rrëshqet” në mënyrë graduale dhe të sigurt drejt BE-së. Po në fakt, me të drejtë mund të shtrohet pyetja se përse Shqipëria duhet të kalojë përsëri periudha të tilla tronditjesh, kur ndodhemi përpara kthesash të tilla, që i gjithë publiku i ka dëshiruar me vite të tëra, siç është ajo e përfshirjes në familjen evropiane? Kjo padyshim nuk vjen nga mosdëshira e qytetarëve Shqiptarë për të mos u integruar, dhe për më tepër as me kushtet apo pasojat që mund të vijnë nga reformat integruese. Këto “lëkundje sizmike” kanë shkaqe të mirëfillta politike, që burojnë nga mungesa e kulturës demokratike të një pjese të mirë të politikanëve, veçanërisht të atyre që janë në përkrahje të plotë të kryetarit Rama. Një vështrim i përgjithshëm i kësaj sjelljeje politike mund të shpjegohej thjesht me pamundësinë e një pjese të mirë të tyre, të cilët ose nuk kanë përvojë të mjaftueshme politike, pasi përfshirjen në këtë biznes ata e konsiderojnë të barabartë me postin e ministrit (si një pjesë e mirë e ish-përfaqësuesve të NGO-ve, që iu bashkëngjiten listës së deputetëve të PS), apo kapaciteti i tyre intelektual dhe prejardhja e tyre e ka të pamundur të lidhin si dhe sa duhet kodin e tyre të sjelljes me kulturën demokratike. Megjithatë, për publikun Shqiptar është me interes të shpjegohet edhe një aspekt tjetër se perse afrimi gjithmonë e më shumë i Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE në vend që ta bënte opozitën më të përgjegjshme dhe luftarake në Parlament, në mënyrë që të nxiste Qeverinë të përshpejtojë zbatimin sa më të shpejtë dhe të plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, merret me artikulimin në publik të çështjes “të hapen kutitë ose të largohet Qeveria”. Në fakt, Rama do t’i përgjigjej edhe kësaj çështjeje që “hapja ë kutive e afron shpejt Shqipërinë drejt BE”, por tashmë të gjithë e kanë kuptuar se po qe se kjo do të ishte e vërtetë, nuk do të mbetej pa u shprehur drejtpërdrejt nga zyrtaret e Komisionit Evropian apo përfaqësuesit e vendeve anëtarë të BE-së dhe institucioneve të tjera përfaqësuese të tyre si Parlamenti Evropian apo më gjerë Këshilli i Evropës, të cilët edhe në deklaratën e dy ditëve më parë bëjnë thirrje për zgjidhje brenda institucioneve kushtetuese të çështjes së hapjes së kutive. Po le të supozojmë se kjo situatë jo normale politike, ku partia në opozitë të shkonte deri aty sa t’u bëjë thirrje qytetarëve për mosbindje civile në një vend anëtar të BE. Në këtë situatë për vendin do të kishim se paku pasojat e mëposhtme: Së pari, vendi anëtar do të kishte probleme në adoptimin ë legjislacionit evropian, i cili është në ndryshim të vazhdueshëm. Mosadoptimi i shpejtë dhe si duhet i këtij legjislacioni, përveçse do të penalizonte institucionalisht vendin përpara strukturave të BE, do të krijonte edhe efekte negative mbi klimën ekonomike të vendit, pasi biznesi nuk do të kishte mundësi të operonte në kushte të barabarta me ato të vendeve të tjera të BE-së. Duke sjellë në këtë mënyrë frenim të investimeve të reja me pasoja në rritjen ekonomike. Në rastin e tanishëm, Shqipëria nuk e ka të detyrueshme të zbatoje menjëherë dhe në mënyrë automatike çdo pjesë të legjislacionit të ri evropian, pasi marrëdhëniet e saj rregullohem me MSA, e cila përcakton afate të tjera të zbatimit të këtij legjislacioni. Së dyti, tensionet e vazhdueshme politike dhe paqëndrueshmëria e Qeverisë së një vendi anëtar të BE-së e dobësojnë atë në raport me vendet e tjera të Bashkimit, pavarësisht nga fuqia politike që mund të këtë ky vend në raport me popullsinë apo PPB. Pjesëmarrja aktive e vendit anëtar në politikë-bërjen e BE-së është një proces thelbësor për pozicionin ekonomik të vendit në periudhën afatmesme dhe afatgjatë të vendit. Kjo vërehet sidomos në diskutimin e politikave buxhetore të BE dhe veçanërisht kur diskutohen ndryshimet e politikave të zhvillimit rural, ku më shumë se 40% e fondeve të BE adresohen në këtë sektor. Në rast se një vend nuk adreson si duhet prioritet e tij brenda strukturave të BE-së në momentin kur këto politika diskutohen, atëherë do të ishin me pasoja të pariparueshme për agjentët ekonomikë të vendit, pasi pozicioni i tyre do të ishte më pak i favorshëm se ato të një vendi, i cili ka pasur objektiva të qarta në negociatat me vendet e tjera të BE-së. Kjo ka ndodhur me Italinë në vitet ‘80, ku ka pasur një mbështetje të dobët të bujqësisë italiane në këtë periudhë për shkaqet e mësipërme. Po kështu edhe Belgjika po e dobëson mjaft rolin e saj brenda strukturave të BE-së, për shkak të konflikteve ndërmjet forcave politike që përfaqësojnë dy komunitet më të madha të këtij vendi. Në rastin e Shqipërisë, me statusin e një vendi kandidat (potencial) këto tensione krijojnë bllokim të reformave në planin e brendshëm, por nuk jo në atë me reformat që ndodhin brenda BE-së. Së treti dhe me e rëndësishmja, edhe një qeveri evropiane në kriza të njëpasnjëshme politike do të çonte në mospërdorimin e plotë të fondeve strukturore të BE-së, duke mos realizuar projekte infrastrukturore të këtij vendi, pasi përdorimi i fondeve të BE-së kanë afate rigorozisht të përcaktuara dhe kërkojnë një angazhim të madh të qeverisë, qoftë nga pikëpamja administrative, ashtu edhe politike. Për vendet si Shqipëria, që në të paktën 20 vitet e para të anëtarësimit do të varej plotësisht nga fondet strukturore për modernizmin e infrastrukturës dhe përmirësimin e ambientit, krizat politike dhe paqëndrueshmëria e qeverive do të kishte pasoja fatale në aborbimin e këtyre fondeve. Këta faktorë, por edhe pjekuria e eksperienca e politikanëve të vendeve të Bashkimit Evropian bëjnë që të mos eksperimentojnë luftëra të tipit të “kutive”, apo të krijojnë imazhin e krizave të paqena ekonomike, duke pështjelluar jetën normale të qytetarëve, me pasoja edhe në ecurinë e biznesit, pasi do të frenonte konsumin dhe investimet e reja. Në fakt, krizën ekonomike të Shqipërisë përveç artikulimit që po i bën opozita, asnjë institucion financiar ndërkombëtar, përfshirë Komisionin Evropian, nuk e kanë evidentuar. Nga ana tjetër, po te ndjekësh më kujdes të gjitha daljet publike të përfaqësuesve më të lartë socialistë, asnjë nuk i referohet se cilat janë ato mangësi që ka treguar Qeveria apo institucionet e tjera të pavarura në drejtim të angazhimeve që ka Shqipëria në kuadër të Integrimit Evropian. Kjo, pasi për një pjesë të konsiderueshme të deputeteve të PS është i njohur fakti se, procesi i integrimit evropian do të thotë ndër të tjera, fuqizimi i tregut shqiptar, rritje e aftësisë konkurruese përballë hapjes gjithmonë e më të madhe të tregjeve, funksionimit e mekanizmave të tregut, siguri me e madhe ushqimore dhe konkurrencë e ndershme, procedura më të lehta për kryerjen e aktivitet ekonomik, standarde dhe kontroll të tregut njëlloj si në vende të tjera evropiane. I gjithë ambienti në të cilin po zhvillohet biznesi në Shqipëri po pëson ndryshime radikale, duke përmendur në veçanti, procedurat elektronike të prokurimeve, regjistrimi i ndërmarrjeve, procedurat e licencimit, përmirësimi i administrimit tatimor. Të gjitha këto arritje janë të njohura dhe të konfirmuara zyrtarisht nga Komisioni Evropian dhe nuk përbëjnë një shkak për të kërkuar krizën e munguar. Vazhdimi i reformave ekonomike dhe veçanërisht hapat e tjera të procesit të integrimit evropian do ta bëjnë ekonominë shqiptare akoma edhe më shumë kompetitive e të aftë gjithashtu, të tërheqë investime akoma me të mëdha. I gjithë ky realitet është evident sado që opozita të përpiqet ta shtrembërojë, duke krijuar dhe provokuar kriza politike me dëshirë, për ta treguar atë si krizë një krize me background ekonomik. Fatkeqësisht opozita dhe veçanërisht lideri i saj, Rama, nuk mund ta tërheqin përfundimisht Shqipërinë jashtë proceseve të integrimit evropian, pasi mekanizmat shtytëse si të brendshme, por edhe faktori i jashtëm ndërkombëtar, nuk mund të lejojnë që Shqipëria të jetë jashtë axhendës së integrimit të plotë për në BE.
* M.A in European Studies
Drejtore Ekzekutive, Qendra për Kërkim dhe Zhvillim, Tiranë