Një vezë më shumë kundër RTSH-së!
HENRI ÇILI
Mbrëmë, tek po ndiqja edicionin e lajmeve të orës 20:00, pashë fillimisht një protestë të RTSH-së ndaj një proteste simbolike të opozitës kundër RTSH-së, gjatë së cilës u hodhën disa vezë në fasadën e ndërtesës së institucionit. Fill pas kësaj, një seri intervistash, të disa artistëve të nderuar, të cilët flisnin kundër grevës së opozitës. Mendimet e tyre janë të respektueshme, por ishin që të gjitha intervistat kundër grevës. Një kronikë tejet a profesionale, tejet e pabalancuar, pasi dihet që jo të gjithë në këtë vend janë kundër grevës së opozitës dhe Televizioni Publik ka për detyrë të jetë profesional dhe i balancuar. Atë moment më erdhi të kisha edhe unë një vezë dhe ta gjuaja kundër Radiotelevizionit tonë Publik!
Në të vërtetë Radiotelevizioni Publik Shqiptar vijon të jetë një plagë e pashërueshme e skenës sonë publike dhe përdorimi i tij politik mbetet një prej manifestimeve më evidente të prapambetjes së demokracisë shqiptare. Përjashto ndonjë periudhë apo ndonjë aspekt emancipimi, (periudha e drejtimit nga Agron Cobani në fillim të viteve ‘90 dhe periudha e drejtimit nga Artur Zheji, të cilat sollën një emancipim) ky institucion vijon të jetë pafundësisht i përdoruri i madh i Qeverive së radhës.
Në të njëjtën situatë ndodhet edhe RTSH-ja aktual me ekipin drejtues, me në krye Petrit Becin dhe drejtorin e lajmeve, Artur Kopanin. Lajmet e RTSH-së janë tejet të pabalancuara, janë propagandistike, janë aprofesionale. Mjafton të përmendim kronikat e pafundme për Kryeministrin Berisha, apo ato edhe më të gjata akoma për Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, mjafton periferizimi i pasqyrimit të Presidentit Topi, apo sulmet ndaj tij në periudha të caktuara. Apo të përmendim ditën e protestës së opozitës në 30 prill, ku ky lajm ishte i 5-ti apo përtej në renditjen e lajmeve, kur atë ditë edhe një reporter e di se lajmi kryesor ishte pikërisht protesta e opozitës. Por ajo që është më e padurueshme, funksionimi i RTSH-së publike si një institucion anti-opozitar.
Fatmirësisht, rëndësia e RTSH-së ka rënë, ndaj dëmi i tij është më i vogël se më parë ose i papërfillshëm. Por opozita shqiptare dhe publiku shqiptar, përderisa RTSH harxhon fonde publike kanë të drejtë sot e gjithë ditën të protestojnë dhe të presionojnë fort për ta sjellë RTSH-në në parametrat e një medie publike normale, ku në qendër ka interesin publik, balancimin dhe paanësinë, të vërtetën dhe lirinë e opinioneve.
Nuk do mend që RTSH-ja ka nevojë të reformohet, të balancohet politikisht dhe vijë në parametra normaliteti, për të korrigjuar me urgjencë gjendjen alarmante në të cilën ai ndodhet sot. Por çfarë është më e rëndësishmja, rreth RTSH ka nevojë për pakt të ri dhe afatgjatë rreth të ardhmes së medias publike në këtë vend: ose ta bëjmë vërtetë publike këtë media, ose ta privatizojmë fare, për të mbyllur punë me një prej ndërmarrjeve të fundit të socializmit shqiptar, që harxhon paratë e të gjithëve duke prodhuar mediokritet, por më e keqja: përdor paratë e të gjithë shqiptarëve dhe godet sistematikisht të gjithë shqiptarët opozitarë të radhës.
Ndërsa sot e godet me vezë, të njëjtin institucion që dje kur ajo ishte vetë në pushtet e përdorte njësoj, opozita socialiste, ka nevojë të shprehë një vizion të qartë se çfarë qëllimi ka për reformimin e këtij institucioni, çfarë mendon rreth të ardhmes së tij. Në mënyrë që historia të mos përsëritet për të ndodhur e njëjta gjë me aktorë që ndërrojnë vendet, herë viktimë e herë agresor.
Nga ana tjetër, Qeveria dhe PD-ja duhet më në fund të lodhen nga përdorimi i mjeteve banale propagandistike, që përveçse janë të padrejta, janë edhe të paefektshme tashmë. Koha e propagandës qeveritare me RTSH-në ka kaluar që nga mesi i viteve ‘90. Tashmë që ka shumë televizione më së paku kjo nuk vlen më.
Skemat e deritanishme për drejtimin e RTSH kanë dështuar. Ka nevojë për zgjidhje të tjera për të pasur vërtet një media publike, ose ajo ndërtesë të nxirrej në ankand më mirë!