E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha nuk mund të vendosë për opozitën

Artikulli Opinioni i zv/kryetarit të Parlamentit Europian

Mbrojtja e pasionuar nga kreu i grupit të Unionit Demokristian në Dhomën e Deputetëve të qeverisë shqiptare, e drejtuar nga Sali Berisha dhe përshkrimi karikaturial i shqetësimit të avancuar nga partia kryesore e opozitës mbi parregullsitë e zgjedhjeve të fundit, rrezikon të likuidojë në mënyrën më urgjente çështjen e tranzicionit demokratik të institucioneve të një vendi aq të lidhur me Italinë, i cili tashmë ka nisur një proces të gjatë të integrimit europian së bashku me të gjitha vendet e Ballkanit. Së fundi, kreu i grupit të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, Martin Schulz, ka takuar një delegacion të Partisë Socialiste Shqiptare, të drejtuar nga Edi Rama. Schulz shprehu preokupacionin e grupit të tij për bojkotin aktual të Parlamentit shqiptar nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve të qershorit, Rama ka shpjeguar se partia e tij pranon vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe që nuk është objektiv i tij të ndryshojë rezultatin në tavolinë, por kërkon ngritjen e një komisioni hetimor, që të udhëheqë një investigim të plotë mbi parregullsitë e mundshme në zgjedhjet e 2009-s, për të përmirësuar proceset elektorale në të ardhmen. Rama ka theksuar se kur vendimi për këtë hetim do të merret, atëherë anëtarët e grupit të opozitës do të hyjnë në Parlament dhe do të kontribuojnë në forcimin e procesit të integrimit europian të vendit. Schulz dhe Rama kanë rënë dakord që të gjendet urgjent një rrugëdalje nga kriza aktuale politike në Shqipëri, duke nisur një dialog ndërmjet qeverisë dhe opozitës. Ky është qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste. Duhet thënë se qeveria aktuale ka një mazhorancë të brishtë, ndërsa në protestën e fundit (e muajit nëntor) të opozitës morën pjesë 100 mijë vetë, një shifër rekord për një vend kaq të vogël. Një hyrje e opozitës në lojën demokratike do të ishte edhe një gjest sigurie për shumë biznesmenë puljezë, që investojnë në Shqipëri dhe që kërkojnë të jetë e garantuar paqja sociale përpara rrezikut të përhershëm të restaurimit të një regjimi joliberal. “Mos janë preokupime të ekzagjeruara? Nuk besoj, nëse shohim të kaluarën e afërt, ku korrupsioni dhe mafia ka zotëruar “Vendin e Shqiponjave” që sapo doli nga morsa komuniste.

Përgatiti: Ylli Pata

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›