E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e taksave, thjeshtë premtim elektoral i Ramës

15-11-2012 / Gazeta 55

Përfaqësuesit e PD-së vijojnë bashkëbisedimin me bizneset

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë vijuar bashkëbisedimin me bizneset në njësinë bashkiake numër 5.  Deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi, ka theksuar se ky takim i radhës i ligjvënësve të zgjedhur në Këshillin Bashkiak dhe administratës tatimore të Bashkisë së Tiranës ka për qëllim një adresim sa më të saktë të problematikës, të cilët ata hasin çdo ditë. 
Këto bashkëbisedime, të cilat kanë qenë intensive që nga vitit 2005 e deri më sot dhe nuk bëhen vetëm në prag fushatash elektorale, kanë orientuar një politikë fiskale të drejtë, e cila ka çuar në reduktimin deri në 50 për qind të taksave që paguan biznesi i vogël.
“Sikundër e patë bizneset e bënin qartazi dallimin midis asaj që paguanin dhe sjelljeve të administratave të mëparshme dhe detyrimeve që kanë sot, apo  sjelljes së administratës pas zgjedhjeve të vitit 2011. Qartësisht bizneset theksuan se nuk e besojnë aspak idenë e mospagesës së taksave. Çdo premtim i tillë për të hequr taksat e biznesit të vogël, konsiderohet si e pabesueshme dhe njëkohësisht thjeshtë premtim elektoral, përzgjedhjet që vinë”, u shpreh Gumi.
Tregtarët e konsiderojnë të pabesueshme heqjen e taksave, pasi, sipas tyre, asnjë shtet nuk mund të funksionojë pa taksa. Për deputetin e PD-së, Viktor Gumi, “premtimi i Ramës për heqje të taksave të biznesit të vogël është vetëm një përpjekje për disa vota me shumë, pasi e di nga eksperienca e tij e gjatë në bashkinë e Tiranës, duke dëshmuar se ai mbështet politikën e taksave të larta. Kanë qenë në pushtet për 11 vjet para viti 2011 dhe ajo që sollën nuk është shfrytëzimi i ligjit në të mirë të banorëve, por përkundrazi rritja me 30 për qind e ngarkesës tatimore për biznesin e vogël. Ndërkohë biznese të reja treguan dhe vërtetuan se niveli i taksave është plotësisht i përballueshëm. Madje falënderuan që niveli i tyre në shumë raste është ulur edhe me 50 për qind. Mjaftojmë të kujtojmë këtu përgjysmimet e xhiros nga 3 për qind në 1.5 për qind”, u shpreh ndër të tjera  Gumi

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›