E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lezhe burg per 8 komisioneret e fshatit Dragushe

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burg për 8 komisionerët e qendrës së votimit numër 0699 në fshatin Dragushë të komunës Dajç në Lezhë, të cilët akuzohen për “ Shpërdorim të detyrës” e kryer në bashkpunim dhe atë të “ Falsifikimit të dokumentave dhe rezultateve të zgjedhjeve” e kryer në bashkëpunim. Pas 9 seancave te zhvilluara për këtë proces dhe pretencës së paraqitur nga prokurori Ervin Beqiri, gjykata e Lezhës ka dhënë dënimin me nga 8 muaj burg për 7 komisionerë, ndërsa ka dënuar vetëm me 4 muaj burg komisionerin Gentian Kovaçi. Komisionerët ishin përfaqësues të PS, PD, PBDNJ dhe LSI. Komisionerët akuzohen se kanë falsifikuar firmat e votuesve pasi ka rezultuar se 66 persona që rezultojnë votues nuk kanë qenë fare në Shqipëri, fakt i përforcuar edhe nga verifikimi i sistemit TIMS në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë, nënshkrimet e 36 këtyre shtetasve ishin të falsifikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›