E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha për Ramën: Lana të pret

 

ADI SHKEMBI

Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ashpër kundërshtarin e tij politik Edi Rama nga qyteti i Lezhës. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie, kreu i maxhorancës theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit janë firmosur nga komisionerët e opozitës në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve. Sipas Berishës kreu i socialistëve nuk pranon ti njohë ato për shkak të të shkuarës së tij politike, duke e krahasuar atë me Enver Hoxhën. Kryeministri i ka bërë apel opozitës të mos tentojë të prekë institucionet. “Më vjen aty dhe çirret, shan si halabak para kryeministrisë dhe mendon se më impresionon? Thotë se rrethoi kështjellën dhe tani. Pa provoje njëherë, provoje. Provoje njëherë kështjellën. Më detyrove të them se sa të vlen lëkura, ta them lëkura se ti je i zhveshur lakuriq s’ke rroba. Mos i njih fare zgjedhjet, preki institucionet nëse ta mban”, u shpreh kryeministri. Sipas kreut të maxhorancës zgjedhjet janë firmosur nga komisionerët e opozitës, por ato nuk i pranon kreu i PS-së, për shkak të të shkuarës së tij “Këto janë zgjedhjet e para që firmosen nga opozita e vendit. Janë zgjedhje të bekuara. Mosnjohja e këtyre zgjedhjeve nga ti vetëm më nderon dhe të ftoj kurrë të mos i njohësh. Zgjedhjet nuk i njeh ti për shkak të mentalitetit dhe mendësisë së familjes historike dhe biologjike që i përket ti. Këtë qëndrim mban edhe vetë Enveri ndaj zgjedhjeve. Mosnjohja e këtyre zgjedhjeve nga ti vetëm më nderon dhe të ftoj kurrë të mos i njohësh. Zgjedhjet nuk i njeh ti për shkak të mentalitetit dhe mendësisë së familjes historike dhe biologjike që i përket ti. Këtë qëndrim mban edhe vetë Enveri ndaj zgjedhjeve. Për Enverin zgjedhjet ishin farsë dhe vetëm farsë”, theksoi më tej Berisha. Kryeministri akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste se ka përdorur Bashkinë e Tiranës për afera korruptive me lejet e ndërtimit dhe trojet publike. “Për mua si Sali Berisha arritja më e madhe e karrierës sime politike kanë qenë zgjedhjet e 28 qershorit. Ne që shembëm murin e Berlinit në 8 dhjetor dhe themeluam pluralizmin nuk kishim mision më të madh sesa rivendosjen e votës. I them kapos, bosit të mafies më të rrezikshme në Evropë se klani do të çmontohet, harroje ti se mund të përdorësh institucionin e asaj bashkie për t’i dhënë Shkrelëve apo Eftimëve të tu 70% të lejeve, për tu dhënë Dulakëve të tu apo Kokëdhive sheshet gjigande të Tiranës, për të përvetësuar trojet publike të qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Jo dhe jo, ligji do veprojë”, u shpreh më tej kreu i maxhorancës. “Kur ne të tjerët luanim me topa leckash, ti me copa të leshta lustroje bronzin e Enverit në studion e babës tënd dhe nga kjo mendësi guxon dhe kërcënon. Në rast se baballarëve tuaj ne u rezervuam koshin e plehrave të historisë, ty Lana dhe vetëm Lana te pret”, theksoi më tej kryeministri në Kuvendin e degës së partisë demokratike në Lezhë. Nga ky i qytet, i cili i dha PD-së katër deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit, kryeministri i bëri thirrje qytetarëve që në 8 dhjetor të bëhen pjesë e festës në Sheshin Skënderbej ku do të kujtohet nisja e lëvizjes studentore në vitin 1990. Prej disa ditësh maxhoranca dhe opozita janë përplasur ashpër mes tyre për shkak të qëndrimit të partisë socialiste për të mos hyrë në kuvend derisa të hetohen përmes hapjes së kutive zgjedhjet e 28 qershorit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›