E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Midis dy dasmave” në Kinema “Millenium”

 

Një jetë e këputur në mes, por jo më kot. “Midis dy dasmave”, kushtuar njërit prej luftëtarëve të UÇK-së, Indrit Cara, i njohur gjatë kohës së luftës në Kosovë me emrin “Ushtar Kavaja”, u shfaq mbrëmë në ekranin e Kinema “Millenium”. Është një dokumentar i realizuar nga regjisori Esat Teliti në bashkëpunim më shtëpinë filmike “Papadhimitri” dhe me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Filmi rrëfen jetën dhe formimin e heroit, duke zbërthyer nga njëri episod në tjetrin, cilësitë e tiparet e këtij djali të ri që la Londrën për të marrë pjesë në luftën e Kosovës ku dha jetën. Në film jepen situata të veçanta dramatike, plot emocion dhe dhimbje të realizuara në Shqipëri, Kosovë dhe në Angli. Në rreth 80 minuta për publikun u shfaqën rrëfimet e ish-drejtuesve të UÇK-së, miqve dhe shokëve të tij, qytetarëve dhe familjarëve të heroit. Pas premierës në Tiranë dokumentari do të shfaqet edhe në Prishtinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›