Berisha përcakton modelin e qeverisë së re

24/04/2005 "Do respektoj administratën që respekton dhe i përkushtohet ligjeve"
Në Kuvendin e 8 të Partisë Demokratike, Sali Berisha premton reduktim të administratës qeveritare, nëse vjen në pushtet dhe respektim të të drejtave të njeriut. Sipas tij, kjo do të sjellë hapësirat dhe garancitë për demokracinë dhe bizneset në Shqipëri. Një atmosferë ku mbizotërojnë flamurët blu, liderë që flasin thjesht dhe bëjnë premtimet e zakonshme, monitorë të mëdhenj, banderola, sllogane, tabela ku ishin shënuar delegatët e çdo rrethi dhe kënga “The beatifull day” e grupit U2, që shoqëronte hapjen dhe mbylljen e punimeve të Kuvendit të PD-së. Duket se specialistët e Borbour Griffith & Roggers kanë sjellë në tubimet e PD-së në këtë fushatë, frymën amerikane të manifestimeve.
Berisha
Platforma elektorale e Partisë Demokratike e lexuar nga Berisha u përqëndrua në luftën kundër korrupsionit, uljen e taksave, favorizim të biznesit dhe fermerëve, strehimin e shqiptarëve, dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, reformimin e arsimit, shëndetësisë, çmonopolizimin e shoqërisë, legalizimet dhe në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronave. Berisha premtoi përgjysmimin e shpenzimeve të administratës, pasi në këtë mënyrë do t'i hapet rrugë biznesit, duke ulur sa më shumë burokracitë e panevojshme. “Në projektin tonë për ndryshim, ne zotohemi për qeveri të vogël, eficente dhe në dietë të plotë. Historia ka provuar se kur qeveria zgjerohet, liria për qytetarët ngushtohet. Sot shpenzimet e ministrive janë 6 herë më të larta se në vitin '96. Përgjysmimi i shpenzimeve është zotimi ynë. Në këtë kontekst deklaroj se kam patur dhe kam respekt të veçantë për qindra dhe mijëra punonjës të administratës aktuale, të cilët kanë bërë çdo përpjekje për zbatimin e ligjit dhe reformave. Qëndrimi ynë ndaj zyrtarëve aktualë, sikundër ndaj atyre që do të vijnë do të përcaktohet tërësisht: Nga qëndrimi e përkushtimi ndaj ligjit, ndaj reformave”, tha ai.
Të drejtat e njeriut
Berisha premtoi se PD-ja do të respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut, mediat dhe lirinë e besimit. “Prandaj dhe sot pohojmë edhe një herë zotimin dhe përkushtimin tonë për garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe zgjerimin e tyre, konsolidimin e infrastruktures se demokracise, shtypit të lirë, partive politike, shoqërisë civile, universiteteve autonome, sindikatave te pavarura. Sot, 15 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, janë në zhvillim dhjetëra procese penale dhe civile nga qeveritarët kundër gazetarëve dhe mediave. Unë garantoj pushtetin e katërt dhe parlamentarët e fjalës së lirë se pas zgjedhjeve, mazhoranca e re, heq dorë nga çdo e drejtë padie civile dhe penale ndaj mediave dhe se liritë, pavarësia dhe mosdiskriminimi i tyre do të respektohen plotësisht”, tha Berisha.
Neodemokracia e Karamanlis përshëndet PD-në
Marrëdhëniet do të jenë shumë të mirë dhe me rotacionin e pushtetit
Përfaqësuesi i Partisë greke Neodemokracia, e drejtuar nga Kryeministri Karamanlis, në një intervistë për "Metropol", thekson se ndërrimi i pushteteve në Shqipëri nuk do të sjellë lëkundje të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Stavros Papastavros, thotë se Neodemokracia është parti e djathtë, ndaj dhe mbështet PD-në si Parti Demokratike.
Si i vlerësoni marrëdhëniet mes dy shteteve dhe mes partive politike të të dy vedeve?
Është shumë e rëndësishme të theksojmë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë në këtë periudhë janë shumë të mira dhe mendojmë se duhet të qëndrojnë kështu madje të zgjerohen dhe më shumë. Duhen ndarë çështjet se çfarë partie është në pushtet në Shqipëri dhe në Greqi, sepse marrëdhëniet duhet të jenë njësoj të mira si me demokratët dhe me socialistët. Dy duhet të rrisin dhe më tej marrëdhëniet ekonomike dhe ato diplomatike, duke hequr mënjanë se kush është në pushtet. Marrëdhëniet diplomatike mes të dy shteteve në këtë moment, dhe besoj se kështu do të vazhdojnë përgjithmonë, janë shumë të mira. Neodemokracia e Karamanlis, duke pasur një marrëdhënie të ngushtë në kuadër të Partive Popullore Panevropiane beson tek ideologjia e qendrës së djathtë dhe për këtë arsye vjen këtu me njerëzit e saj, ku kërkon të ndihmojë PD si Parti Demokratike. Duhet të ndajmë këtu se dy vendet, si populli shqiptar dhe grek, duhet të kenë marrëdhënie të mira dhe s'ka pse të fusin politikën në mes, nga e cila mund të vijnë probleme.
A është PD, një partnere e besueshme për qeverinë e Greqisë?
Gabimet e dikurshme duhet t'i korrigjojmë, sepse kushdo që zgjidhet në shtetet e Ballkanit, patjetër që vendet duhet të bashkëpunojnë, sepse janë pluse të mëdha. Unë besoj se si po ndodh me qeverinë e Nanos, që ka marrëdhënie të mira me Neodemokracinë, që është kah i kundërt politik, të njëjtën gjë do të kemi dhe me zotin Berisha.
Si është vlerësuar ligji më i fundit për emigrantët në Greqi?
Ky projektligj, si tha Berisha, si kërkojmë dhe ne që të bëjmë, është bazuar mbi kodet dhe parimet e qeverive evropiane, dhe nuk është miratuar ende nga parlamenti grek. Shoqata të emigrantëve të të gjitha palëve, shqiptar dhe të tjerë, janë shprehur se ky është ligji më i mirë deri tani.
Si është vepruar me çështjen "Vavilis", i implikuar në firmat piramidale në Shqipëri?
Neodemokracia ka kërkuar që kur erdhi në pushtet si bazë bashkëpunimin me shtetet e BE-së, kërkimin, kapjen dhe dorëzimin para drejtësisë të të gjithë elementëve të dyshimtë siç është bërë dhe në Itali, ku ka një marrëdhënie të ngushtë me ta. Prej këtij bashkëpunimi u kapë dhe Vavilis.
PPE: Jemi të lodhur nga socialistët
Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së, Antonio Lopez Isturias, tha gjatë fjalës së tij përshëndetëse se është i sigurtë në fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, qeveria e ardhshme, me Berishën Kryeministër, do ta integrojë vendin në strukturat evropiane. “Ne jemi të lodhur nga socialistët. Nuk kemi nevojë për ta. Unë do të kthehem në Bruksel dhe do të dërgoj një mesazh, që do të bëjë xheloz shumë njerëz, do të dërgoj atje vizionin e PD-së për të ardhmen. Unë kam besim te ju, kam se do të bëni ndryshimin e madh. Kështu që, unë u them sot socialistëve të largohen. Jo të largohen nga vendi, por të largohen nga pushteti. Berisha ka qenë në Bruksel dhe më parë dhe nuk është lodhur asnjëherë së mbrojturi juve. Unë dua ta uroj zotin Berisha për detyrën e tij të ardhshme si kryeministër i Shqipërisë. Të gjithëve ju dua t’ju uroj dhe kur të drejtoheni për në shtëpitë tuaja të thoni me plot gojën se ne jemi anëtarë të një partie të PPE-së”, tha Isturias.
Garantojmë liritë dhe arsimin për pakicat
Në platformën e PD-së, një vend të veçantë ka zënë strategjia për pakicat kombëtare. Lideri demokrat, Berisha, në fjalën e tij tha se mbrojtja e të drejtave të pakicave kombëtare do të jetë një ndër prioritet e qeverisjes, në rast se PD-ja vjen në pushtet. “I garantojmë pakicat kombëtare të çdo lloj kombësie qofshin, greke, sllave, maqedonase etj., se do të garantohet me ligj liria e besimit, gjuhës, arsimit etj.”, tha Berisha. Pakicat rome, Berisha i konsideroi si të braktisura nga qeveria aktuale, ndaj ai është shprehur se PD do të paraqesë projekte të qarta për ta. “I garantoj pakicat rome se nuk do të ndjehen më jetimë dhe të diskriminuar siç janë lënë deri më tani. Në 6 muajt e parë të qeverisjes do të kujdesemi që fëmijët romë të shkollohen, që të rinjtë romë të mos mbeten pa punë. Ata do të jenë pjesë e politikave të strehimit, punësimit, integrimit të vendit. Askush brenda territorit të këtij vendi nuk duhet të ndjehet i diskriminuar dhe i lënë pas dore. Priorititeti ynë kryesor është lufta kundër analfabetizmit, me qëllim që edhe fëmijët e tyre të ndjehen të barabratë, si të gjithë fëmijët e këtij vendi”, tha Berisha.
15 parti në Kuvendin demokrat
Në zhvillimet e djeshme të Kuvendit të Partisë Demokratike merrnin pjesë rreth 15 parti, kryesisht anëtare të Partive Popullore Evropiane. Kishin dërguar përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e PD-së përfaqësues të Partisë Popullore Austriake, Neodemokracia Greke, Forzza Italia e Berluskonit, PP e Francës etj. Gjithashtu, nga shtetet të ndryshme të botës, kryesisht ku partitë e djathta janë në pushtet, kanë dërguar mesazhe urimi kryeministrat e vendeve përkatëse, si Austria, Italia, Greqia etj. Burime zyrtare nga PD-ja shprehen se në zhvillimet e punimeve të Kuvendit merrte pjesë pothuajse i gjithë trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri. Të njëjtat burime theksojnë se pjesëmarrja e një mase kaq të madhe të organizmave perëndimorë në Kuvendin e 8-të të PD-së është ndër më të mëdhatë, që nga krijimi i kësaj partie. Përfaqësuesit e partive të ftuara në Kongres do të largohen sot nga Shqipëria. Në kongres e morën fjalën një pjesë e mirë e përfaqësuesve e të partive të ftuara, ku përshëndetën punimet e Kuvendit të 8-të të PD-së. Përfaqësuesi i PP Austriake, Gros Ruk, lexoi dhe një mesazh përshëndetës të Kryeministrit austriak
Garantim të drejtës së votimit të emigrantëve, të rinj dhe të vjetër
Kujdes për fëmijët me paaftësi dhe prindërit e paaftë që rrisin fëmijë
Ulje të papunësisë në nivelin mesatar të vëndeve të zhvilluara
Privatizimit ë shpejtë të ndërmarrjeve të mëdha, duke përdorur edhe letrat me vlerë
Amendim i ligjit aktual të tokës për të hequr kufizimet e tij klasore
Uljen e TVSH për ushqimet, energjinë në masën 70%, rreth 25% për të tjerat
Uljen e sigurimeve shoqërore në masën 25%, ulje prej 15% të taksës së mbifitimit
Përgjysmimin e taksës së biznesit të vogël
Rritjen e pagave mesatare dhe dyfishimin e pagave të ulëa
Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre mbi minimumin jetik
Sistem kreditimi të leverdisshëm në mbarë vendin për fermerët dhe agrobiznesin
Nafta me çmim 40 lekë/ litër për fermerët
Frekuentimi i arsimit të detyruar nga 100% e fëmijëve