E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nano sot në ceremoninë e nisjes së detyrës prej Papës

24/04/2005  Kryeministri i Shqipërisë do të niset sot në Vatikan, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të detyrës prej Papës së ri, Ratsinger. Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se në këtë ceremoni do të jenë personalitetet më të larta të vendeve të ndryshme të Botës. Në këtë ceremoni, Kryeministri i Shqipërisë do të ketë mundësinë që të takojë Papën e ri si dhe personalitetet e tjera, që do të marrin pjesë në këtë ceremoni fetare. Mësohet se pjesëmarrja e Nanos është me ftesë të Vatikanit. Vetëm një ditë më parë, Papa i ri kishte dërguar një mesazh falenderimi për Kryeministrin e Shiqipërisë si dhe për Presidentin e Republikës mbi pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë mortore të Papa Gjon Palit II. Ratsinger është zgjedhur në krye të kishës katolike vetëm pak ditë më parë, ku ka marrë mbështetjen e të gjithë kardinalëve të kësaj kishe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›