Leskaj: Presionet e të larguarve janë emocione të çastit

24/04/2005 Përpjekjet për kandidatura të pavarura kanë rezultuar të dështuara
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Socialiste, Valentina Leskaj, e ka komentuar situatën që është krijuar mes të larguarve, nga lista e kandidatëve për deputetë, si një situatë emocionale e çastit. Sipas saj, largimi i disa prej deputetëve aktualë nga lista për zgjedhjet e kësaj vere është diçka normale, që ndodh në çdo parti dhe efektet që krijojnë të pakënaqurit janë thjesht shprehje e emocioneve të çastit. Leskaj tha: “Edhe herë të tjera ka patur individë, që kur kanë qenë të pakënaqur kanë kandiduar të pavarur, ose për forcat e tjera, kjo ndodhi edhe në zgjedhjet lokale, po ne i fituam zgjedhjet. Zgjedhjet nuk duhen personalizuar, ashtu si nuk duhen zmadhuar edhe disa qëndrime emocionale të momentit, që, ndonjëherë, janë të kuptueshme. Fitorja e PS nuk mbështetet në emrat që, gjithsesi, kanë rëndësinë e tyre kur janë vërtet emra, po jo në çdo rast. Fitorja e zgjedhjeve mbështetet në alternativën që përfaqëson kandidati, mbështetet në seriozitetin që ne kemi treguar në përmbushjen e angazhimeve, cilido kandidat jashtë kësaj linje është i dështuar", tha Leskaj. Nga ana tjetër, ajo i ka cilësuar si të dështuara përpjekjet për të dalë si kandidatura të pavarura. "Analiza e dy zgjedhjeve të fundit tregoi se asnjë kandidat i pavarur nuk ka fituar, sepse njerëzit besojnë në alternativa dhe jo në individë të veçuar", është shprehur Leskaj.