Fier-Lushnjë plasin vjedhjet, autorë të rinjtë
25/11/2009 Kapen në flagrancë 2 shtetas. Banorët denoncojnë fenomenin masiv
FIER- Në qarkun e Fierit janë shtuar vjedhjet në këto muaj të fundvitit. Tre kioska, shumë banesa në Seman, por edhe një dyqan që shet pajisje elektroshtëpiake kanë qenë pre e vjedhësve, ndërkohë që policia ka mundur që të vërë në pranga një 18-vjeçar nga Levani, i cili u kap në kushtet e flagrancës duke vjedhur kioskën e tretë në qendër të qytetit Fier, si dhe një shtetas tjetër, i cili kishte vjedhur 5 copë televizorë në një dyqan në qytetin e Lushnjës.
Grabitjet
Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë qarku Fier pohuan zyrtarisht se kanë vënë në pranga 18-vjeçarin Vangjel XH. banor i Levanit, person me precedentë penalë pasi është dënuar më parë për vjedhje të tjera. Ky shtetas në fillim kishte vjedhur me anë të thyerjes kioskën që ndodhet para godinës së teatrit “Bylis” më pas një kioskë në bulevardin kryesor të qytetit dhe kioska e tretë në vendin e quajtur “Rotondoja e Sharrës”. Teksa kishte ngritur qepenin e kioskës tek Sharra, 18-vjeçari pasi ka dalë është kapur mat me mallrat e vjedhur nga një patrullë policore e më pas është shoqëruar së bashku me sendet e vjedhura për në komisariatin e policisë. Sipas këtyre burimeve, i riu kishte vjedhur në tre kioska një sasi të konsiderueshme lekësh, steka me paketa cigare si dhe karta rimbushëse të kompanive telefonike celulare. Nga banorë të zonës së Semanit mësohet se prej afro një jave ka rënë epidemia e vjedhjes së banesave, por më së shumti vjedhja e kaposhëve të detit. Rreth 20 banesa, nga ku janë marrë mbi 80 krerë gjela deti, kanë rënë pre e vjedhësve këto dy javët e fundit. Policia ka marrë kallëzimet prej të dëmtuarve, por ende nuk ka arritur që të vërë në pranga vjedhësit e gjelave të detit. Mëngjesin e së martës policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, i cili në një dyqan që shet pajisje elektro-shtëpiake kishte vjedhur me anë të thyerjes së dyqanit sasinë prej 5 copë televizorësh plazma. Pas marrjes së shenjave të gishtërinjve, policia ka identifikuar autorin e vjedhjes dhe ka vënë atë në pranga.