Bogdani: Bashkëpunim i të rinjve të djathtë ballkanas
25/11/2009 Konferenca rajonale
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, gjatë konferencës rajonale të drejtuesve të forumeve rinore të partive të djathta të Ballkanit e ka vënë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit ndërrajonal. Gjatë ndërhyrjes së tij ai është përqendruar në çështje të rëndësishme të këtij bashkëpunimi, si: ndarja dhe shkëmbimi i ideve, qëndrimi i përbashkët për çështje të përbashkëta që kanë të bëjnë me integrimin europian dhe vizioni drejt së ardhmes. Në fjalën e tij kreu i forumit rinor të PD-së, pasi bëri një pasqyrim të situatës politike në Shqipëri dhe mbështetjes që mori PD-ja për një mandat të dytë qeverisës në zgjedhjet e 28 qershorit, u ndal në rolin e të rinjve në këtë proces, si një faktor shumë i rëndësishëm në një vend si Shqipëria, që ka ndër moshat mesatare më të ulëta në Europë. Në njoftimin për shtyp të FRPD-së thuhet se problematikat dhe çështjet e të rinjve, për vetë ngjashmërinë në kulturë dhe histori, janë të ngjashme në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Si të tilla, edhe zgjidhjet apo rruga e ndjekur kanë ngjashmëri në vende të ndryshme mes njëri-tjetrit. Në këtë kuadër Bogdani propozoi një qëndrim të përbashkët për çështje të rëndësishme. “Siç ka thënë edhe Heroi Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, ‘bashkimi bën fuqinë’, dhe si i tillë një zë i unifikuar i forumeve rinore të partive të djathta të Ballkanit do të ishte shumë më i fuqishëm dhe do të dëgjohej shumë më tepër”, - deklaroi Bogdani gjatë kësaj konference. Ai ka nënvizuar faktin se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ideve është shumë i rëndësishëm, pasi kursen energji dhe garanton më shumë sukses. “Nëse ne të gjithë në këtë konferencë shkëmbejmë idetë tona, në fund të saj do të kemi mbi 30 ide/iniciativa, të cilat mund t’i përshtatim për vendet dhe realitetet ku jetojmë”, - deklaroi Bogdani. Në fund të takimit u propozua nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi mes forumeve rinore të djathta të Ballkanit në bazë të propozimit të FRPD-së së Shqipërisë.