E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përdor administratën publike dhe infrastrukturën shtetërore për të fituar zgjedhjet

Konfederata e Sindikatave dënon përfshirjen e administratës publike në fushatë
Konfederatat e Sindikatave denoncojnë dhe dënojnë përfshirjen e punonjësve të administratës publike dhe përdorimin e infrastrukturës shtetërore në fushatën elektorale. Sipas kryetarit të Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla, përdorimi i administratës nga qeveria për fushatë zgjedhore, ka bërë që nëpër zyra të mos gjesh as drejtorë dhe as specialistë. Po vëmë re që drejtues dhe punonjës të ndryshëm të pushtetit vendor dhe qendror po përfshihen dhunshëm në fushatë. Në ministri të ndryshme të gjithë drejtoritë janë duke u marrë me fushatën dhe vene në dispozicion të saj jo vetëm punonjësit, por edhe mjetet motorike, u shpreh Nikolla.Kreu i konfederatës thotë se kjo ka dhe një kosto të madhe pasi automjetet që përdoren në fushatë furnizohen me karburant nga institucionet. Kreu i konfederatës u shpreh se një studim i tyre tregon se nëpunësit angazhohen në mitingje kundër dëshirës së tyre, veprime këto në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe kodin e punës. Për këtë arsye ai kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndërhyjë për ti dhënë fund kësaj situate.Ne i bëjmë thirrje KQZ të ndërhyje për të ndaluar këtë fenomen, ndërkohë që për këtë çështje do ti dërgojmë një letër edhe ambasadorit Lohan, u shpreh Nikolla. Edhe me e rëndë është situata nëpër rrethe ku në ditët që zhvillohen mitingje të gjitha zyrat e drejtorive janë të mbyllura. Siç duket, ashtu siç ka bërë gjithmonë pa pyetur për shkeljen e kushtetutës, Berisha ka vendosur të kthejë të gjithë administratën publike në mjet që i shërben fushatës së tij elektorale. Madje, nuk janë të pakta rastet ku punonjësit e administratës publike janë dhunuar duke u bërë presione të ndryshme nga qeveria në pushtet, për tu angazhuar në fushatë me Partinë Demokratike. Reagime të forta ka pasur edhe nga punonjësit e arsimit që prej disa javësh PD ka përdorur të gjithë sistemin arsimor në fushatë, që nga nxënësit e shkollave deri të drejtorët. Mësuesit që janë pikasur si elektoral gri janë kërcënuar me heqje nga puna nëse nuk vihen në funksion të zgjedhjeve me të gjitha mjetet e mundshme. Ky përdorim çnjerëzor që i bëhet administratës publike duke përfituar të qenit në pushtet, nuk ka ndodhur vetëm në kryeqytet, por në të gjitha Shqipërinë. Nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste në rrethe kanë ardhur me dhjetëra raste çdo ditë, ku denoncojnë rastet ku PD po përdor të gjithë makinerinë shtetërore në funksion të fushatës. Përfaqësues të partisë socialiste të Sarandës dhe Vlorës, u shprehen punonjës të administratës publike dhe drejtues të kësaj administrate për pjesëmarrje aktive në aktivitetet politike të zhvilluara nga partitë politike, anëtarë të së cilave ata anë. Partia në pushtet, në mënyrë abuzive janë angazhuar në këtë fushatë tërë makinerinë administrative e shtetërore, fonde dhe mjete që nuk i përkasin PD, por shoqërisë dhe shtetit. PS për të disatën herë i quan të dënueshme braktisjen e detyrës nga nëpunësit e administratës, duke ju bashkuar stafeve elektorale të kandidatëve për deputetë të PD. Sipas saj, të gjithë punonjësit e ujësjellësve, bashkive dhe komunave të PD, mësuesit e shkollave, punonjësit e KESH, të postës, hipotekave etj., të cilët paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, për të kryer detyrën si administratorë dhe jo si militantë, po përdoren për qëllime të qarta elektorale të Berishës. Kështu, në të gjithë vendin,  drejtuesit dhe punonjësit kanë lënë në pritje pas dyerve të zyrave hallexhinjtë, duke pritur kthimin e tyre nga fushata, ku ata përdoren si dekor për të trembur, apo për të joshur të pavendosurit. Këto kallëzime janë bërë edhe para organizatave për mbrojtjen e të drejtave demokratike të huaja dhe vendase, si OSBE dhe ODHIR që monitorojnë çdo abuzim dhe shkelje të ligjit  që cenon klimën, mjedisin demokratik dhe barazinë në fushatën elektorale vetëm disa ditë para mbylljes. Edhe socialistë në qarkun e Gjirokastrës denoncuan atë që e kanë cilësuar si përdorim të administratës shtetërore nga PD në fushatë, ku  Kryetari i Këshillit të këtij qarku, Arben Çulli, në rrethin e Tepelenës ka bërë miting duke mbledhur nxënësit e shkollave dhe duke ndërprerë mësimin për mësuesit.

Last Updated on Thursday, 18 June 2009 13:17

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›