Vokshi: Legalizimet, brenda qershorit
Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Albana Vokshi ka vazhduar takimet me banorët e dy lagjeve të fshatit Arapaj. Në këtë takim Vokshi është ndalur në arritjet dhe reformat e suksesshme të ndërmarra nga qeveria demokratike e drejtuar nga Sali Berisha. Gjatë këtij mandati qeverisës, ne kemi investuar në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe këto investime janë të prekshme nga të gjithë ju. Por, ne kemi ende shumë për të bërë.
Në mandatin tonë të dytë qeverisës, ne do të zgjidhim përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, shtrimin dhe asfaltimin e rrugëve që lidhin çdo fshat me qendrat e komunave, theksoi ajo. Ndërsa në fjalën e tij, drejtori i ALUIZN-it, Lila në lidhje me problemin e legalizimeve, sqaroi banorët se është ngritur një grup pune, i cili brenda muajit do të përfundojë të gjitha matjet e zonës për ti dhënë zgjidhje legalizimit të banesave të zonës së Durrësit, para zgjedhjeve të datës 28 qershor. Banorët në Arapaj shprehën mirënjohje për investimet e kryera gjatë mandatit të parë qeverisës dhe siguruan mbështetjen për Partinë Demokratike për rikonfirmimin e saj në pushtet në zgjedhjet e 28 qershorit.