Berisha përdor nxënësit e shkollave për fushatën elektorale

Demokratët mbushin sallat me të punësuarit e administratës dhe adoleshentët
Mazhoranca shqiptare me në krye Sali Berishën po përdor nxënësit e shkollave si material propagandistik për të mbushur sallat dhe ambientet e mitingjeve. Moda e re e së djathtës, e cila për të mbushur sallat rrëmben nxënësit e shkollave nga mësimi, duket se po keqpërdoron pushtetin në dëm të ligjit duke bërë fushatë me të miturit. Tashmë, duket se e djathta e ka kthyer në modë një fakt të tillë, ku vetëm kopshtet kanë shpëtuar nga kthetrat e politizimit të gjithçkaje dhe të të gjithëve. Në çdo qytet ku përfaqësuesit e të djathtës bëjnë miting në këto zgjedhje parlamentare, është vënë re se nxënësit e shkollave së bashku me mësuesit e tyre janë detyruar të marrin pjesë, duke lënë përgjysmë procesin mësimor. Partia Demokratike duket se kështu po imiton deri në detaj, kohën e komunizmit, ose më saktë xhaxhin, ku për vizitën e tij në një qytet, organizoheshin të gjitha strukturat shtetërore e deri dhe ato arsimore. Berisha, Topalli, Pollo etj, janë disa nga krerët e mazhorancës së sotme parlamentare, të cilët për çdo takim elektoral nëpër rrethe kanë urdhëruar pjesëmarrje të plotë me nxënës shkollash, pavarësisht se këta të fundit humbasin ditën e mësimit. Një gjë e tillë bëhet nga e djathta vetëm për të krijuar perceptimin tek publiku se takimet e tyre kanë përkrahje të gjerë në komunitetin me të cilin dialogojnë. Por, nga ana tjetër janë vetë nxënësit e shkollave, të cilët kanë denoncuar disa herë praninë e tyre të detyrueshme në këto takime elektorale. Nxënësit, mes të cilëve edhe maturantë, janë ankuar se kanë lënë mësimin për të ndjekur aktivitetet elektorale, ndërsa të djathtët vazhdojnë të veprojnë me moskokëçarje nga dita në ditë, në të njëjtën mënyrë. Edhe pse ligjërisht institucionet arsimore janë të depolitizuara, në të vërtetë mazhoranca e djathtë vazhdon ti përdorë si vegla politike nxënës e mësues. Por ndjekja në mënyrë të detyruar i këtyre aktiviteteve politike të përfaqësuesve të të djathtës nuk ka kaluar në heshtje nga opozita, e cila e ka denoncuar publikisht disa herë radhazi një veprim të tillë të kundërshtarëve të saj, Pollo, Topalli, e së fundmi edhe Berisha. Vizita e djeshme e kreut të qeverisë, Berisha gjatë të cilës u ndërpre mësimi për nxënës e studentë, u kritikua ashpër nga PS dhe LSI, përfaqësuesit e së cilës e konsideruan këtë veprim si një shembull për të rinjtë, se si mund të braktiset mësimi.
LRI: Braktisja e mësimit, turp për Berishën
Në gjimnazet e Vlorës, ditën e djeshme është ndërprerë procesi mësimor, për shkak të vizitës së Kryeministrit në këtë qytet. I gjithë komuniteti i Vlorës, të rinjtë dhe prindërit e tyre, e kanë konsideruar këtë si një hap të turpshëm, ku shkëputen studentët dhe nxënësit nga mësimi për të dëgjuar ato çka kishte për të thënë Kryeministri. Duke i mbështetur të rinjtë, Lëvizja Rinore për Integrim e qytetit të Vlorës dënon veprimin e Kryeministrit Berisha që mbylli padrejtësisht dhe fatkeqësisht tempullin e dijes, vetëm e vetëm që ai tu fliste të rinjve për të gjithë ato gjëra që nuk i ka realizuar sot për sot, në vend që tu jepte një shembull se si gjimnazistët duhet të frekuentonin shkollat. Të rinjtë e Vlorës thanë se Kryeministri nuk ka asnjë arsye për të ardhur në Vlorë, sepse në krye të këtyre 4 viteve nuk ka bërë asnjë investim për Vlorën. Ai gjatë këtyre 4 viteve vetëm ka dyfishuar apo trefishuar papunësinë në Vlorë. Ata përmendin se e vetmja arritje e kryeministrit gjatë këtyre 4 viteve ka qenë shtimi i listave të borxheve nëpër dyqane. Ndërkaq, zëdhënësja e LSI në Vlorë, Entela Rushiti, përmend arritjen tjetër të kësaj qeverie, thellimin e varfërisë në fshat dhe në qytet. Të rinjtë kërkojnë nga Kryeministri të mos vijë më të takojë të rinjtë vlonjate, pasi gjatë këtyre 4 viteve ka prodhuar vetëm të rinj të papunë, të rinj pa perspektivë. Kryeministri gjatë këtyre 4 viteve vetëm ka vjedhur ëndrrat dhe shpresën e të rinjve shqiptarë. LSI dhe të rinjtë e Vlorës pas 28 Qershorit i urojnë fat Z. Berisha në pozicionin e ri si menaxher koncertesh.
PS, Dede: Berisha në Vlorë, si të bojkotohet mësimi
Sipas kreut të Partisë Socialiste në Vlorë, Eltar Dede Berisha ishte në Vlorë për ti treguar të rinjve se dy rrugët për tu futur në Evropë janë bojkotimi i mësimit dhe të merren me politikë. Kryeministri ka ardhur ti tregojë të rinjve të qytetit të Vlorës dy rrugë se si integrohemi në Europë. E para, duke bojkotuar mësimin dhe e dyta, duke edukuar këta të rinj se duke bojkotuar shkollat të merren me politikë paçka se nuk e kanë mbushur moshën e tyre, kjo është dëmtuese për arsimin, theksoi Dede për mediat, pas vizitës së kreut të Qeverisë në Vlorë.
Last Updated on Tuesday, 05 May 2009 14:23