E Shtunë, 31 Tetor 2026

KONCERTET E MAJIT NE OPERA Skena shqiptare pret violinistin Jason Issokson

Stina koncertore, me emra të talentuar artistësh nga vende të ndryshme të botës
Koncertet e majit në Teatrin Kombëtar të Operës dhe baletit vijojnë të sjellin emra të njohur artistësh botërorë, të cilët me interpretimet e tyre po korrin duartrokitjet e publikut shqiptar në skenën e operës. Në vijim të serisë së koncerteve të këtij sezoni në sonte për publikun vjen recitali i violinistit të njohur amerikan Jason Daniel Issokson. Në këtë mbrëmje koncretore ai do të shoqërohet në piano nga pianistja e njohur shqiptare njëkohësisht dhe pedagoge në Akademinë e Arteve Kristina Laço. Programi i përzgjedhur për publikun sjell një repertor të pasur me vepra të autorëve të njohur botërorë. Kështu sonte në mbrëmjen koncertore publiku do të ndjekë pjesë nga J.S. Bach - Sonata No.3 in C major, BËV 1005, Adagio, Fuga, Largo, Allegro assai,për të vijuar më pas me vepra nga Paganini - Caprice #5 in A minor and Carpice # 24 in A minor, më pas me Ysaye- Sonata for Solo Violin #4 in E Minor, Allemande, Sarabande,Finale. Por nuk do të mungojnë dhe tingujt nga krijimtaria e Bethovenit. Ku do të interpretohen pjesë për violinë sonata No.5 in F Major "Spring", Allegro, Adagio molto espressivo, për të vijuar me Carl Engel me "Sea-Shell" për violinë dhe piano Arranged by Efrem Zimbalist si dhe në fund pjesë nga kompozitori shqiptar Aleksandër Peçi, Trois Danses Albanaises. Koncerti, i cili do të sjellë tingujt e violinistit të njohur amerikan, premton për një mbrëmje emocionuese në skenën e operës. Një repertor i zgjedhur me vepra të autorëve botërorë dhe një artist i njohur premtojnë që kjo mbrëmje të jetë e tillë. Violina e përdorur nga Jason Issokson është një Pietro Guarneri, Mantua c 1679, e dhënë hua nga Shoqëria Stradivari e Çikagos. Shoqëria Stradivari  është një organizatë unike, që mbështet nivelet shumë të larta të interpretimit, duke ndihmuar mbrojtësit e artit të cilët zotërojnë instrumentet më të mira antike italiane dhe i zgjedhin për t'i bërë ato të vlefshme për artistët me talent dhe aftësi të jashtëzakonshme. Ndërkohë që ciklin koncertet e majit e çeli pianistja e njohur italiane Gloria  Campaner. Koncerti i cili u zhvillua në datën 3 maj në skenën e TKOB ishte nën dirigjimin e prof. Zhani Cikos. Për publikun u luajtën pjesë nga veprat e autorëve të njohur botërorë si F. Chopin, Wagner-Liszt (Dashuria dhe vdekja e Izoldës), nga opera "Tristan dhe Izolda", S. Rachmaninov koncert 2 për piano dhe orkestër etj. Pianistja Campaner ka një aktivitet të ngjeshur artistik, duke interpretuar jo vetëm në skenat italiane, por dhe në ato botërore. Kështu artistja ka mbajtur shumë koncerte në Europë, Japoni, Turqi, Kazakistan, Izrael, Amerikën e Jugut, duke marrë vlerësimet më të larta të publikut dhe kritikës. Ky koncert, i cili është i dyti që zhvillohet në kuadër të koncerteve të majit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të vijojë më pas me të tjerë koncerte, të cilët do të sjellin për publikun tinguj të mrekullueshëm të vepra muzikore, të cilat mbajnë firmën e autorëve të njohur botërorë.
 *********************************************
Të dhëna mbi artistin amerikan
Violinisti Jason Issokson filloi studimet e tij muzikore njëzet vjet më parë në moshën katër vjeçare, dhe që atëherë ka performuar ne skenat koncertore nëpër botë. Orkestra me të cilën ai ka punuar si solist përfshin Orkestrën e Teatrit të San Carlos, East Texas Simfoni,Shkolla Livadhiane e Artit në Orkestrën Jugore të Universitetit Metodist, Abilene Filarmonia, Pottstoën Orkestra Simfonike,  Coeur D'Alene Orkestra Simfonike, Orkestra Simfonike e Mesquite dhe Fort Worth Simfoni. Ai kohët e fundit ka interpretuar në Amerikën e Jugut dhe Europë me Pegasus Trio, dhe grupi jep rregullisht koncerte rreth zonës së Los Angelos. Që nga mosha dhjetë vjeç, Jason  ka studiuar violinë me Jan Mark Sloman, bashkëpunëtor kryesor Koncertmaester i Simfonisë së Dallasit. Në vitin 2006, ai përfundoi studimet e tij në Shkollën e Muzikës së Manhattanit, ku mësuesi i tij kryesor ishte Midori Goto. Ndërsa në Manhattan School, Jason krijoi Johann-a-thon, në një ditë të tërë në Bah Festival, duke përfshirë Fakultetin MSM dhe studentët, të ardhurat e të cilit ju dhuruan veprimtarisë klasike: Duke luajtur Art kundër SIDA-s. Aktualisht, ai po ndjek diplomën e Masterit të muzikës së tij në  Shkollën e Muzikës Thornton në Universitetin e Southern California, ku ai vazhdon të studiojë me Midorin. Jason Issokson me interpretimin e tij ka marrë shumë çmime dhe dekorata, duke përfshirë edhe çmimet e lartë në MTNA Kompeticioni Kombëtar String ,në Kompeticionin e të Rinjve të shtetit Juanita Miller, në Kompeticionin e pestë të Muzikës Qytetare, në Kompeticionin e Coeur D'Alene Simfoni Young Artist dhe në Kompeticionin e artistëve të rinj te Orkestra Simfonike e Pottstoën . Më së fundmi, Jason iu dha çmimi i tretë në Kompeticionin e 15-të Ndërkombëtar Violinistik Alberto Curcinë Napoli, Itali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›