E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në Korçë: Mazhoranca, e vendosur të vazhdojë reformat

Nën siglën Sot në Nato, nesër në BE, kryetari republikan Fatmir Mediu shpalosi përpara qytetarëve korçarë ambicien e koalicionit të djathtë për të vijuar reformat e nisura në, arsim, shëndetësi e shumë sektorë të tjerë të ekonomisë së vendit. Duke votuar Partinë Republikane ju i jepni mundësinë maxhorancës të arrijë standard në integrimin e vendit, deklaroi Mediu. gjithashtu, kryetari republikan u shpreh ndër të tjera se vëmendja ndaj tregut dhe çështjes së pronësisë do të vijojë të jetë një garanci për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e shqiptarëve. Përfaqësimi i gruas do të jetë një tjetër risi i prezantimit të partisë Republikane para elektoratit shqiptar, vijoi Mediu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›