Berisha përkrah Uidhërs
Kryeministri Berisha ka qenë dje përkrah ambasadorit amerikan Xhon Uidhërs gjatë ceremonisë së zhvilluar në sheshin “Skënderbej” me rastin e përfundimit të misionit të trupave shqiptare në Irak. Kjo është hera e parë pas replikave të vazhdueshme në distancë të një jave më parë mes tij dhe kreut të qeverisë për ligjin e Dosjeve. SHBA kërkoi me ngulm, që qeveria të shtynte debatin për ligjin e Dosjeve, ndërkohë që maxhoranca pavarësisht insistimit të amerikanëve dhe BE-së e votoi ligjin në Kuvend vetëm me votat e saj.