Lakrori i dorëzon Ramës platformën
Në selinë rozë ka mbërritur pak ditë më parë një kërkesë e anëtarit të Asamblesë Kombëtare, Maqo Lakrori, drejtuar kreut socialist Edi Rama dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, përmes së cilës u kërkon thirrjen e forumit të lartë socialist brenda janarit për të diskutuar rreth platformës së tij. Burime pranë selisë rozë pohojnë se letra ka mbërritur në zyrat respektive dhe parashtron në mënyrë të detajuar ato propozime që Lakrori i hodhi për herë të parë në mbledhjen e fundit të Asamblesë zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Në qendër të saj qëndron bashkimi i socialistëve të shpërndarë në Partinë Socialiste para zgjedhjeve të qershorit 2009. Sipas tij, kjo do të garantojnë fitoren e sigurt në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Në kërkesën e tij, Lakrori shprehet se në mungesë të këtij vullneti pasojat do të jenë shumë të rënda për masën e gjerë të socialistëve në të gjithë Shqipërinë. Domosdoshmërinë e bashkimit të socialistëve para zgjedhjeve të 2009-ës e kanë shprehur shumë personalitete të së majtës, si shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani apo dhe ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi. Për herë të parë Lakrori njohu me propozimet e tij anëtarët e Asamblesë Kombëtare në mbledhjen e Elbasanit, ku gjeti mbështetjen e Ilir Zelës, ndërsa kryetari i këtij forumi, Ruçi kërkoi paraqitjen e një platforme të strukturuar për ta diskutuar më tej në mbledhjen pasardhëse të Asamblesë. "Socialistët shqiptarë, si ata që punuan për transformimin e Partisë së Punës në një Parti Socialiste anëtare të Internacionales Socialiste dhe partnere të PSE-së, ashtu edhe socialistët që shton çdo ditë realiteti ekonomik dhe shoqëror i vendit, janë misionarë të së njëjtës aspiratë të përbashkët. Nga kjo pikëpamje socialistët shqiptarë nuk janë të përçarë. Megjithatë, ata sot janë të shpërndarë. Janë të shpërndarë në PS, në LSI, në PS '91 dhe jashtë tyre; madje, më të shumtët janë socialistët që kanë kaluar në indiferencë dhe zhgënjim", shprehet Lakrori në platformën e tij të ribashkimit. Në propozimin e tij, Lakrori nuk përjashton dhe rezistencën e atyre që për interesa personale do mundohen ta pengojnë këtë bashkim. "Ata që duan këtë lloj ribashkimi, janë mijëra herë më të shumtë në numër dhe se sa një pakicë, e cila de facto nuk e do këtë lloj ribashkimi, sepse e ndjen si rrezik për interesat e veta", shprehet Lakrori në projektin e tij të ribashkimit të socialistëve.
Aristir Lumezi
Maqo Lakrori i kërkon zyrtarisht Edi Ramës bashkimin e socialistëve në një parti. Në selinë rozë ka mbërritur pak ditë më parë një kërkesë e anëtarit të Asamblesë Kombëtare, Maqo Lakrori, drejtuar kreut socialist Edi Rama dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, përmes së cilës u kërkon thirrjen e forumit të lartë socialist brenda janarit për të diskutuar rreth platformës së tij. Burime pranë selisë rozë pohojnë se letra ka mbërritur në zyrat respektive dhe parashtron në mënyrë të detajuar ato propozime që Lakrori i hodhi për herë të parë në mbledhjen e fundit të Asamblesë zhvilluar në qytetin e Elbasanit. Në qendër të saj qëndron bashkimi i socialistëve të shpërndarë në Partinë Socialiste para zgjedhjeve të qershorit 2009. Sipas tij, kjo do të garantojnë fitoren e sigurt në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm. Në kërkesën e tij, Lakrori shprehet se në mungesë të këtij vullneti pasojat do të jenë shumë të rënda për masën e gjerë të socialistëve në të gjithë Shqipërinë. Domosdoshmërinë e bashkimit të socialistëve para zgjedhjeve të 2009-ës e kanë shprehur shumë personalitete të së majtës, si shkrimtari i njohur Dritëro Agolli, ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani apo dhe ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi. Për herë të parë Lakrori njohu me propozimet e tij anëtarët e Asamblesë Kombëtare në mbledhjen e Elbasanit, ku gjeti mbështetjen e Ilir Zelës, ndërsa kryetari i këtij forumi, Ruçi kërkoi paraqitjen e një platforme të strukturuar për ta diskutuar më tej në mbledhjen pasardhëse të Asamblesë. "Socialistët shqiptarë, si ata që punuan për transformimin e Partisë së Punës në një Parti Socialiste anëtare të Internacionales Socialiste dhe partnere të PSE-së, ashtu edhe socialistët që shton çdo ditë realiteti ekonomik dhe shoqëror i vendit, janë misionarë të së njëjtës aspiratë të përbashkët. Nga kjo pikëpamje socialistët shqiptarë nuk janë të përçarë. Megjithatë, ata sot janë të shpërndarë. Janë të shpërndarë në PS, në LSI, në PS '91 dhe jashtë tyre; madje, më të shumtët janë socialistët që kanë kaluar në indiferencë dhe zhgënjim", shprehet Lakrori në platformën e tij të ribashkimit. Në propozimin e tij, Lakrori nuk përjashton dhe rezistencën e atyre që për interesa personale do mundohen ta pengojnë këtë bashkim. "Ata që duan këtë lloj ribashkimi, janë mijëra herë më të shumtë në numër dhe se sa një pakicë, e cila de facto nuk e do këtë lloj ribashkimi, sepse e ndjen si rrezik për interesat e veta", shprehet Lakrori në projektin e tij të ribashkimit të socialistëve.
Koçi: Pakti Rama-Berisha dëmton Prokurorinë
Kryetari i PS '91, Petro Koçi, akuzon dyshen Rama-Berisha, të cilët sipas tij po bashkëpunojnë në dëm të drejtësisë. "Pazari i ri Rama-Berisha në dëm të pavarësisë së institucionit kushtetues të akuzës demonstron edhe një herë politikën e paskrupullt të partisë ish-socialiste të komanduar nga Edi Rama. Shitja e pavarësisë së Prokurorisë për të fituar një Kod përjashtues dhe përçarës të së majtës dëshmon inkriminimin antisocialist të Edi Ramës dhe ushtarëve të tij në Parlament", tha Koçi. Sipas tij, Rama i vuri shkelmin bashkimit të së majtës dhe pavarësisë së institucioneve kushtetuese. "PS '91 mbështet kërkesat e drejta të Prokurorisë në formulimin e ligjit të ri për Prokurorinë. PS '91 denoncon para opinionit publik dhe socialistëve bashkimin e ri të Edi Ramës me Sali Berishën në sulm ndaj shtetit ligjor dhe institucioneve që luftojnë krimin", tha Koçi. Sipas tij, ky pakt mes Ramës dhe Berishës ka lidhje vetëm me interesat e tyre personale. "Dhurata e Vitit të Ri që Rama i bëri Berishës mbetet një ngjarje e shëmtuar politike që s'ka lidhje me interesat strategjike të integrimit evropian të Shqipërisë. Kjo dhuratë ka lidhje vetëm me interesat personale të çiftit politik Rama- Berisha. PS '91 mbetet e angazhuar për bashkimin e socialistëve për të fituar zgjedhjet e ardhshme", tha Koçi.