Vjedhin anglezet dhe më pas u kërkojnë seks
05/08/2011 Dy në pranga, i premtuan për hotel
TIRANE- Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se kanë grabitur dhe më pas kanë tentuar të përdhunojnë dy turiste angleze. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kamzës, ku tre turistë anglezë, mes tyre dy femra, janë çuar me automjet nga Tirana në Kamëz me pretekstin se të arrestuarit F.B dhe G. M do t’u gjenin hotel për të qëndruar. Po kur kanë shkuar në Kamëz, dy 21-vjeçarët kanë grabitur turistët, duke u marrë atyre 300 euro, kartën e kreditit, një pasaportë angleze dhe aparatet fotografike. Nga të dhënat policore dhe deklarimet e tre turistëve, që kishin ardhur tri ditë më parë në Shqipëri, mësohet se dy të arrestuarit pas grabitjes kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dy femrat. Mirëpo siç duket, kanë hasur në rezistencën e anglezeve dhe janë tërhequr nga veprimi i turpshëm. Pas largimit tre të huajt i janë drejtuar policisë, ku kanë denoncuar grabitjen e tyre. Policia e Tiranë ka ndërmarrë menjëherë masat për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të krimit dhe pas disa orë hetimi kanë rënë në pranga shtetasit 21-vjeçarë F.B dhe G. M. Momentalisht ndaj dy të arrestuarve është ngritur vetëm akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.