Skandali i pedofilisë, anglezi Braun kërkon uljen e dënimit
05/08/2011 Tre vjet më parë gjykata e shpalli fajtor, u dënua me 20 vjet burg, abuzoi me 2 fëmijë
TIRANE- David Braun, anglezi që u dënua me 20 vjet burg për akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur, kërkon uljen e dënimit. Kërkesa e anglezit është bërë në gjykatën e Tiranës dhe pritet që ajo të shqyrtohet në fillim të muajit shtator, kur gjyqtarët kthehen nga pushimet verore. Kërkesa me nr. 1258, me objekt uljen e dënimit për të dënuarin David Braun, mësohet se është depozituar në sekretarinë e gjykatës më datën 20 korrik dhe si gjyqtar shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Albert Meça. Braun kërkon uljen e dënimit duke argumentuar një sërë pikash, si sjellje e mirë në ambientet e burg, por dhe moshën e vjetër që ai ka. 63-vjeçari anglez mban mbi shpatulla akuza tepër të rënda, që bëjnë fjalë për abuzive seksuale me fëmijët e qendrës “Fëmijët e Tij”. Kjo qendër administrohej nga David Braun dhe bashkëpunëtorët e tij Dino Kristodulu dhe Robin Arnold, edhe këta të fundit të dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 e 15 vjet heqje lirie për veprën penale të abuzimit seksual me të mitur. Ndërkaq tre vjet pas dhënies së vendimit i pandehuri kryesor, David Braun, kërkon uljen e dënimit me shpresën shkurtimin sa më shumë të ditëve të qëndrimit në qelitë e burgut. Anglezi Braun u shpall fajtor nga gjykata e Tiranës për dy raste abuzime me fëmijë të mitur, të cilët ishin strehuar në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij”, që vetë anglezi e kishte në administrim. Këtë vepër penale i dënuari sipas prokurorisë e kishte kryer gjatë viteve 2003-2005, duke abuzuar me fëmijët e mitur dhe endacakë të moshës 6 deri në 7 vjeç, që jetonin në qendrën e tij bamirëse në rrugën “Dervish Hekali” në kryeqytet. Gjatë seancave gjyqësore i dënuari David Braun ka pretenduar disa herë se ishte impotent dhe nuk mund të kryente marrëdhënie homoseksuale për shkak të sëmundjes së firmozës, por ky pretendim u hodh poshtë në gjykatë nga ekspertët mjekoligjorë. Arrestimi i shtetasit anglez David Braun u bë më 18 maj të vitit 2006 pas kallëzimit të disa të miturve endacakë, të cilët akuzonin ish-administratorin e qendrës së bamirësisë “Fëmijët e Tij” se abuzonte seksualisht me ta. Pas kësaj çështja është denoncuar me shumë forcë dhe nga familjarët e fëmijëve të dëmtuar. Menjëherë policia ka arrestuar David Braunin, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij, Dino Kristodulu dhe Robin Arnold, mundën të largoheshin nga Shqipëria. Pas dy vjetësh ata u arrestuan në Angli dhe u ekstraduan në Shqipëri, ku u përballën në gjykatë me akuzat e ngritura nga prokuroria e Tiranës. Në seancat gjyqësore janë dëgjuar dëshmitë e 10 fëmijëve, që në pranë të një psikologu kanë treguar të gjitha abuzimet që bëheshin në qendrën bamirëse “Fëmijët e Tij”, të administruar nga anglezi David Braun, i cili momentalisht kërkon uljen e masës së dënimit prej 20 vjetësh të dhënë nga gjykata e Tiranës.
Kallëzimi i Jacoba Diken
Punonjësja e qendrës tregoi abuzimet seksuale
Më datë 12 maj 2006 shtetasja holandeze Jacoba Diken ka depozituar një kallëzim në prokurorinë e Tiranës, në të cilin akuzonte të pandehurin John David Braun për keqtrajtimin e fëmijëve. Në kallëzimin e saj ajo sqaron se kishte mbërritur në Shqipëri më datën 29 qershor të vitit 2004, kur kishte dëgjuar për aktivitetin bamirës të fondacionit “Fëmijët e Tij’. Ajo ka sqaruar se në atë kohë në shtëpi ishin të strehuar rreth 40 fëmijë të moshave nga 2-14 vjeç. Fëmijët rrinin të ndarë sipas moshave dhe sekseve. Por për shkak të mungesës së kushteve flinin edhe dy-tre fëmijë në një krevat. E shqetësuar nga këto kushte, Jacoba Diken kishte bërë përpjekje për ndryshim, por nuk kishte gjetur mbështetjen e të pandehurit John David Braun. Ajo është informuar rreth skandalit vetëm më datën 11 maj 2006.
Ish-punonjësit Braunit: Po abuzoni me fëmijët
Letra që Earl Crowder
i drejton David Braun
I dashur Devid,
Po ju shkruaj për të hequr dorë nga “Fëmijët e Tij” në Shqipëri. Do të më pëlqente nëse do të hiqni emrin tim nga kjo sa më parë të jetë e mundur. Arsyet e mia janë të thjeshta. Ju nuk po kujdeseni si duhet për fëmijët në këto mënyra. Ju nuk po i mbroni ata nga abuzimi seksual dhe fizik dhe po i referohem Edit. Ju e keni mbipopulluar shtëpinë në atë masë, saqë nuk ka krevate dhe mjete për t’u bërë ballë. Ju nuk doni dhe nuk keni bërë përpjekje për të respektuar ligjet në Shqipëri, ku jetoni. Ju dhe të gjithë të tjetër rrezikoni të paditeni për shkak të mosrespektimit të ligjit… Kështu që më vjen keq që unë heq dorë, por nuk dua që emri im të lidhet me njerëz me sjellje të papërgjegjshme…” Letra e datës 13 tetor 2002
Kathy Smith i shkruan Braunit: “…David, nuk më the asnjëherë që Edi ka përdhunuar Mirën dhe Asjen. Unë e dija që ju po e fshihnit atë. Prita të më thoshe, por kurrë nuk e bëre… Është hera e dytë që Edi u ka bërë diçka të tillë këtyre vajzave… Për më tepër, ju po e lejoni atë të vijë përsëri në shtëpi për të terrorizuar fëmijët e vegjël dhe vajzat… Në Amerikë quhet ‘abuzim me fëmijët’, nëse një fëmijë sëmuret dhe nuk i kushtohet vëmendje mjekësore, nëse me një fëmijë abuzohet seksualisht ose ngacmohet.