Shkrumbohet teatri “Skampa”, zjarri nga çatia
05/08/2011 Dëshmitarët: Zjarrfikësit u vonuan mbi 15 minuta. Edhe kryebashkiaku akuzon për paaftësinë
Sejdini: U dogj një pasuri e madhe dhe mbi 1,5 milion euro investime
Shkrumbohet teatri 70-vjeçar i Elbasanit. Zjarri aksidental zhduk gjithçka bashkë me godinën ngjitur. Sipas dëshmitarëve, zjarri ka rënë rreth orës 16:00 dhe sipas të njëjtave burime zjarrfikësit kanë mbërritur rreth orës 16:25. Fillimisht kanë mbërritur dy mjete, ndërsa rreth një orë nga rënia e zjarrit kanë mbërritur edhe 4 zjarrfikëse të tjera nga Librazhdi, Peqini e Gramshi. Me gjithë përpjekjet e tyre për teatrin, nuk ka pasur asnjë mundësi. Nga zjarri janë kërcënuar arkiva, studio televizive, zyrat e administratës si dhe një librari e një lokal në holl. Të rinjtë kanë nxituar të nxjerrin nga holli të gjithë librat që rrezikoheshin të digjeshin si dhe kanë mbushur kovat me ujë për të evituar përhapjen më tej të flakëve. Vetëm dy orë më pas zjarri është vënë nën kontroll. Dëmet janë të pallogaritshme si për teatrin “Skampa”, që u shkrumbua plotësisht, ashtu edhe për godinën ngjitur. Pritet që bashkia të bëjë një bilanc të pasojave në godinën më të rëndësishme të qytetit, ku veç veprimtarive artistike bëhen edhe ato politike e sociale. Teatri i ngritur si kinema “Nacional” në vitin 1938 ishte monument i rëndësishëm kulturor, me një histori të papërsëritshme dhe të parikuperueshme.
Sejdini: Teatri mund të ishte shpëtuar
“Është djegur e gjithë godina e teatrit. Vetëm investimet e bëra kanë kapur vlerën e 1,5 milion euro. Me keqardhje të madhe e them se kjo ka ardhur nga një mungesë totale e gatishmërisë dhe organizimit, mungesë e profesionalizmit. Ka ndodhur diçka që nuk mund të përshkruhet, më keq nuk ka ku shkon. Zjarri është zjarr, organet kompetente do të nxjerrin shkaqet, por pak më intereson kjo, më intereson fakti se këtë teatër duhej dhe mund ta kishim shpëtuar. Njoftuam gjithkënd që kishim mundësi të njoftoheshim. Nuk mungojnë hidrantet, mungojnë kapacitetet për t’i shfrytëzuar ato dhe për të ndërhyrë në kohë”, - tha kryebashkiaku Sejdini.
Prefekti: U ndodhëm përballë dy vatrave të zjarrit
“Ka qenë një aksident. Nuk mund të flas se kush është fajtori para se ekspertët të japin një përgjigje për zjarrin, sepse ka disa hipoteza nga ndërtimet që bëhen rreth teatrit. Mund të them se kur ra zjarri në teatër, 10 minua më parë kishte rënë zjarr në Krastë, ku po digjej një sipërfaqe me pisha dhe një pjesë e tyre ishte atje. Në momentin që ra zjarri, një pjesë e tyre erdhën. Me gjithë përpjekjet që bënë, nuk arritën ta mbajnë nën kontroll. Pati disa dobësi në drejtim të profesionalizmit dhe mungesë të ujit. Kryesore ishte se pjesa më e mirë e zjarrfikësve ishte në pjesën tjetër të vatrës së zjarrit. U lajmëruan zjarrfikësit e Peqinit, Librazhdit, Gramshit, të cilët na u përgjigjen me shpejtësi. Bëmë aq sa mund të bëhej”, - tha prefekti.
Godina e kinemasë “Nacional” (teatri “Skampa”) ishte dhurata që Xhavit bej Biçakçiu i bëri qytetit të Elbasanit. Me dëshirën dhe me paratë e Xhavit Biçakçiut arkitekti Halit Narazani realizoi ëndrrën për të pasur një skenë të tillë në qytet. Objekti i parë i këtyre përmasave në Elbasan është ndërtuar në vitin 1938 dhe ka një kapacitet prej 292 vendesh. Duke marrë funksionet e teatrit të qytetit, kinemaja “Nacional” mori emrin “Teatri Skampa” menjëherë pas çlirimit të vendit. Akustika e këtij teatri është vlerësuar nga më të mirat në Shqipëri.