Berisha përshëndet njohjen e Kosovës nga Arabia Saudite
Kryeministri Sali Berisha përshëndeti në emër të qeverisë së Shqipërisë, vendimin për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Mbretëria e Arabisë Saudite, si një akt historik i Mbretit Abdullah në marrëdhëniet miqësore midis kombit saudit dhe kombit shqiptar. Arabia Saudite ka dhënë një kontribut të madh në ndërtimin e Kosovës.
Me njohjen e Pavarësisë së Kosovës, Mbreti Abdullah dhe vendi i tij mik japin një kontribut të ri madhor në paqen dhe stabilitetin në rajon, deklaroi kreu i qeverisë.