PD, Bumçi: Rama ka mashtruar investitorët me taksën e planit rregullues
Partia Demokratike kritikoi kryebashkiakun Edi Rama se ka mashtruar investitorët me taksën e vendosur për planin rregullues të kryeqytetit. Sipas zëdhënësit te grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumci, taksa në periudhën 2002-2008 ka arritur vlerën e 10 milionë dollarëve, që sipas Bumçit e mjaftueshme për të hartuar tete plane rregullues. "Zoti Rama i ka vjelur ndërtuesve të Tiranës taksen 1 për qind te investimit ne funksion te studimeve urbanistike. Kjo takse për një periudhe 2002-2008 arrin vlerën 10 milionë dollarë.
Shume kjo e mjaftueshme për te hartuar tete plane rregullues. Ashtu si me taksen e rrugës Durrës-Kukës, që qeveria socialiste i mblodhi shqiptarëve mbi 250 milionë dollarë po nuk shtroi asnjë metër rruge, socialisti i ri Rama i ka vjelur qytetareve te Tiranës 10 milionë dollarë pa hartuar planin rregullues të qytetit. Kioskat provizore që u hoqën për një muaj, nuk janë më aty, po pallatet e Tiranës nuk hiqen më, dhe hapësirat e zëna prej tyre nuk lirohen dot më", deklaroi Aldo Bumci, zëdhënësi i grupit parlamentar demokrat.