PD: Edi Rama mbulon rekordin e vjedhjeve dhe korrupsionit me trillime
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli deklaroi se Edi Rama po përpiqet të mbulojë me deklarata trilluese rekordin e vjedhjeve dhe korrupsionit që ka vendosur në historinë e Shqipërisë. Mëhilli reagoi ndaj deklaratës së nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe, i cili kërkoi dokumente shtesë lidhur me procedurat e tenderit për dhënien e licencës për operatorin e katërt të telefonisë celulare në vend.
Edi Rama vetëm 3 ditë më parë zhvati për vete 19 leje ndërtimi, nga 28 të miratuara në KRT-në e Tiranës dhe nxori sot para mediave Erion Braçen me qëllimin për të mbuluar këtë akt të paprecedent, si dhe vjedhjen e papërmbajtur të taksave të 4 fishuara të gjelbërimit dhe pastrimit në Tiranë, u shpreh Mëhilli. Për sa i përket deklarimeve të Braçes se PD nuk ka mbajtur premtimet, zëdhënësja e PD-së kujtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, përfundimi i ratifikimit të MSA-së, dyfishimi i rrogave dhe pensioneve, si dhe dyfishimi i buxhetit për arsimin, por edhe përfundimi i mijërave kilometrave rrugë, janë disa nga dëshmitë e premtimeve të mbajtura të kësaj mazhorance që tmerrojnë e lënë pa gjumë prej muajsh opozitën.