PD: Hetimi i Ramës, i pakthyeshëm
Askush dhe asgjë nuk do të frenojë hetimin e Edi Ramës për 19 lejet e mbledhjes së fundit të Këshilli të Rregullimit të Territorit të Tiranës. Një përgjigje e prerë kjo nga maxhoranca e cila deklarohet e vendosur ti shkojë deri në fund komisionit hetimor për kryesocialistin, që sipas saj është në përputhje të plotë me kushtetutën.Askush nuk mund të dalë mbi Kuvendi e Shqipërisë dhe askush nuk mund të ndalojë Kuvendin e Shqipërisë për të ushtruar pushtetin e tij që buron nga vullneti i qytetarëve.
Pra Kuvendi i Shqipërisë, në zbatim të pushtetit të vet Sovran do të hetojë si është zbatuar ligji për urbanistikën nga Edi Rama. Edi Rama, në konflikt interesi, në mënyrë monopoliste dhe klienteliste ka gllabëruar paratë e qytetarëve të Tiranës dhe nuk ka shpëtim. Kuvendi I Shqipërisë do të hetojë Edi Ramën tha deputeti demokrat Ferdinant Xhaferri. 40 deputetë të maxhorancës depozituan në kuvend pak ditë më parë firmat për komisionin e dytë hetimor për kryebashkiakun e Tiranës. Sipas Xhaferrit, po pritet vetëm vendimi i konferencës së kryetarëve për të përcaktuar datën kur do të nisë nga puna komisioni Rama 2.