E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha po zgjat krizën”

 Partia socialiste iu përgjigj dje zv.kryeministrit dhe Ministrit të jashtëm Ilir Meta duke kërkuar lexim të qartë të mesazheve që jepen në rezolutën e Asamblesë Parlamentare të KiE-së për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. Deputetja Olta Xhaçka tha se çdo ditë po dëgjohen justifikime për të arritur dialogun mes palëve. “Sot doli sërish Ilir Meta, që deri dje kërkonte vota për të larguar Sali Gërdecin. Doli sot për të nxjerrë gjuhën e Saliut nga goja e tij, duke përsëritur të njëjtat justifikime që dëgjojmë çdo ditë kundër transparencës së zgjedhjeve”, u shpreh Xhaçka. Deputetja socialiste tha se me këtë qëndrim që po mbajnë përfaqësuesit e maxhorancës po thellojnë krizën dhe po zgjasin bojkotin e socialistëve. “Ne i përsërisim Sali Berishës, të mos e rëndojë krizën, por ta lexojë mirë alarmin ndërkombëtar për rrezikun e destabilizimit të vendit dhe të angazhohet personalisht dhe publikisht për tryezën e dialogut të Presidentit. Duke refuzuar dialogun, Sali Berisha po mban bojkotin dhe po thellon krizën qe ka mbërthyer vendin”, u shpreh Xhaçka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›