E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokle: PD të mos dredhojë,të ulemi për dialog me Topin

 Pavarësisht mesazheve por edhe presioneve ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në vend, politika në Tiranë vazhdon të qëndrojë në pozicionet e saj, opozita për hapjen e kutive dhe shumica e gatshme për dialog duke u kërkuar opozitës të heqë dorë nga kërkesa e saj. Socialistët, edhe dje nëpërmjet deputetit Namik Dokle deklaruan se janë gati të ulen në tryezën me Presidentin Topi por se ata nuk heqin dorë nga zbardhja e së vërtetës brenda kutive të votimit. Sipas Dokles, është maxhoranca ajo që po dredhon zbardhjen e së vërtetës. “Asambleja konfirmoi krizën politike të shkaktuar nga qeveria, kurse ata vërtiten për ta mohuar. Asambleja kërkoi hetimin e zgjedhjeve, kurse ata dredhojnë nëpër labirinthe pa rrugëdalje. Përmes kryetarit të PS jemi shprehur të gatshëm për të qenë pjesë e një tryeze negociatore në praninë e Presidentit të Republikës, por deri tani ky vullnet nuk është parë nga PD. Me rrugë ligjore apo me protesta demokratike, opozita do ta çojë deri në fund aksionin e saj politik dhe emancipues, do ta çojë deri në fund realizimin e kërkesave të saj për hetim dhe transparencë të plotë të procesit zgjedhor në kuti dhe jashtë kutive për t’i dhënë fund njëherë e mirë manipulimit të zgjedhjeve.” theksoi Dokle. Deputeti socialist i kërkoi kryeministrit të maxhorancës të mos devijojë nga mesazhi i qartë që jepet në rezolutën e Këshillit të Evropës.  “Hipokrizia politike dhe mashtrimi mediatik i krerëve të qeverisë, Kuvendit dhe Partisë Demokratike, shumë shpejt zuri vendin e fjalëve të tyre përshëndetëse për Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, u shpreh Dokle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›