E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pohon se mazhoranca e re do të krijohet me subjekte dhe jo me individë

Kryeministri konfirmon koalicionin me LSIKreu demokrat, Sali Berisha deklaroi se ka gjithçka gati për të formuar një mazhorancë të re nëpërmjet zgjerimit të koalicionit partiak. Kjo sipas Berishës ka ardhur si pasojë e mosfitimit të aq mandateve sa kishte parashikuar, ndaj dhe në këtë drejtim ai sqaroi se Partia Demokratike synon dhe kërkon koalicion me forca politike, duke mohuar koalicionin e gjerë, që sipas tij krijohet kur nuk ka mundësi për koalicione të tjerë. Ka vullnet pozitiv për koalicionin dhe ne jemi në frymën e kompromisit që kjo kërkon. Të dhënat flasin qartazi. Kështu që kjo mazhorancë aktuale i ka të gjitha numrat dhe me vullnetin e shprehur edhe nga deputeti Prifti që siç e keni dëgjuar publikisht, të cilin po e kërcënojnë, në mënyrat më të turpshme. Kërkohet koalicion i gjerë kur koalicionet e tjera nuk japin dot qeveri. Ndërsa vendi ka koalicione të tjera, të cilat mund të japin qeveri dhe fare stabël, nënvizoi Berisha duke shtuar se do të zgjeroj koalicionin sepse këto janë rregullat e një vendi demokratike. Por nga ana tjetër, ai shprehu haptazi pritjen me padurim të rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Duke u ndalur tek procesi i numërimit të votave, ai e ka cilësuar atë të arritur, me përjashtim të dy rasteve të largimit të komisionerëve, qoftë socialistë dhe demokratë, për shkak të punës së tensionuar dhe të lodhshme. Por, kryeministri theksoi se në zgjedhjet e ardhshme, kohëzgjatja e numërimit me kamera do të korrigjohet, duke bërë të ditur se do të përcaktohen qendra më të shumta numërimi, jo 64 sa janë, por mund të përcaktohen 128. Pavarësisht, kësaj Berisha theksoi se nuk do të hiqet dorë nga elektronika. Fakti që këto qendra janë on-line është fantastike. Çdo votë zoti Rama mund të shkojë ta kontrollojë nga KQZ-ja. Mund të çojë të gjithë bashkinë e Tiranës të numërojë votat në KQZ,  po të dojë çdo votë. Filmohen votat, por u filmua edhe Harasani, i cili i vërsulej si kafshë një njeriu në orën 3 të natës me karrige për ti thyer kokën, nënvizoi Berisha.
Berisha: Harasani në gjyq  
Në këtë drejtim, ai ka përmendur ngjarjen e Rrogozhinës, ku sipas tij Andis Harasani përdori imunitetin për të sulmuar me karrige të tjerët para kamerës i regjistruar. Kryeministri Berisha deklaroi se ai do të shkojë në gjyq, sepse nuk mund të sulmojë njeriun e ligjit në orën tre të natës, një njeri të thjeshtë, të panjohur. Kam besim se drejtësia do të japë verdiktin e vet ndaj tij. Dhe në Bushat dihet që famozi, përfaqësuesi i Ramës, e ka atë problem të fushatës. Ai është diku afër nga Trushi  dhe dëshiron që të dalë vet në krye, por nuk e votoi as komuna e vet. As fshati i vet nuk e ka votuar, por ska asnjë rëndësi për mua, pasi aty procesi po ecën normalisht dhe është mbyllur, vijoi Berisha. Duke marrë si shembull rastin e Kurbinit, ku me procedura ligjore KQZ dërgoi mjetet e veta dhe i tërhoqi kutitë e votimit në Tiranë, kryeministri Berisha ka folur për ngjarjen e tensionuar që u krijua në qytetin e Fierit, po për të njëjtin qëllim. Ai ka ftuar Ramën për të ruajtur gjakftohtësinë, duke e cilësuar një akt të shëmtuar. U nis apo nuk u nis për në Fier nuk e di sepse mediat qenë kondradiktore, por që të krijonte skena të atilla për vendin,  vetëm për të diktuar një rezultat me dajak, gjë e turpshme, shumë e turpshme, nënvizoi ai. Berisha në këtë drejtim u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, mbështetësve, aktivistëve të PD-së, të ruajnë një një gjakftohtësi qytetare,  për ti bërë të ditur Ramës se mund të protestojë, mund të organizojë çdo lloj proteste që të dojë, ky është vend i lirë. Pra i bëj thirrje të ndjek ligjin, të zbatojë ligjin. Askush nuk mundet që në këtë proces transparent të cenojë qoftë edhe një votë të vetme. Pra ai që mendon se mund të nxjerrë rezultate me dajak, ai është Don Kishot, një qesharak, theksoi kryeministri.

********************************************************
Harasani: Berisha le të ankimojë në gjykatë
Në lidhje me akuzat që kryeministri Berisha ka bërë ndaj kandidatit për deputet të partisë Socialiste, Andis Harasani ky i fundit ka reaguar menjëherë. Kryeministri Berisha akuzoi Harasanin për ushtrimin e dhunës me karrige ndaj komisionarit të Partisë Demokratike në Rrogozhoninë, në prani të kamerave, ku theksoi se do të padiste Harasanin në Prokurori. Berisha le të ankimojë në gjykatë. E gjithë Shqipëria e di se kush është banditi, është shprehur Harasani, i cili ka fituar mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, në qarkun e Tiranës.
Last Updated on Thursday, 02 July 2009 23:55

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›