E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhedini: PS, na vodhi mandatin në Fier

Kryetari i Partisë Drejtësi për Integrim Tahir Muhedini ka deklaruar, se partisë së tij i është vjedhur mandati në qarkun e Fierit, mandat i cili do ta çonte me dy përfaqësues këtë parti në parlamentin e ardhshëm. Muhedini ka deklaruar se do të apelojë këtë çështje, sepse sipas tij PDI arriti që ta merrte dhe mandatin e dytë në qarkun e Fierit, por gjatë numërimit të kutive të fundit komisionerët socialistë manipuluan votat duke ja rrëmbyer mandatin PDI. Për këtë shkak PDI, i bëri thirrje PD, parti me të cilën është në koalicion, që ti ruajë votën PDI ose në rast të kundërt do të dilte nga koalicioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›